Dy golashënuesit më të fortë të Premier Ligës përballë njëri-tjetrit
Përplasjet në Premier League nuk janë shumë të shpeshta, por kjo që pritet të ndodhë është e siguruar të jetë një e tillë, pasi ndjekësit e titullit Manchester City do të zhvillojnë përballjen me Tottenham këtë të diel. Loja mes dy klubeve angleze, Man City që renditet e dyta në ligë dhe Tottenham që renditet […]
Përplasjet në Premier League nuk janë shumë të shpeshta, por kjo që pritet të ndodhë është e siguruar të jetë një e tillë, pasi ndjekësit e titullit Manchester City do të zhvillojnë përballjen me Tottenham këtë të diel.
Loja mes dy klubeve angleze, Man City që renditet e dyta në ligë dhe Tottenham që renditet e pesta, do të fillojë nga ora 17:30, në kuadër të javës së 22 të Premier Ligës.
Kjo ndeshje do t’i vërë në luftë dy golashënuesit më të mëdhenj të ligës angleze, duke ditur që aktualisht 22-vjeçari, Erling Haaland, kryeson ligën me gola, të cilat janë gjithsej 25.
Ndërsa, sulmuesi Harry Kane, ka 87 gola që nga fillimi i sezonit 2020-21. Ndërkohë, 29-vjeçari Kane renditet i dyti në EPL me 16 gola gjithsej.
Kampioni në fuqi i Premier Ligës, Manchester City, do të jetë i dëshpëruar nëse nuk vazhdon në rrugët e fitoreve, pasi janë vetëm pesë pikë mbas liderit të ligës, Arsenal.
Haaland mbase do të sjellë gola, kampionët me siguri kanë pasur rënie të nivelit të tyre këtë sezon, madje edhe Pep Guardiola i ka kritikuar ata, duke iu thënë se gjatë lojës kanë mungesë të “pasionit, zjarrit dhe dëshirës” – cilësi që ai beson se liderët e Arsenalit i posedojnë.
Ndërkaq, trajneri i Tottenham, Antonio Conte, pritet të mungojë në ndeshjen e sotme kundër Manchester Cityt.
Conte kishte qenë në Itali, pasi iu nënshtrua një operacioni për të hequr fshikëzën e tëmthit.
Ndihmësi Cristian Stelli do të marrë përgjegjësinë nëse Conte mungon, me Ryan Mason në krah të tij në fushë.















