Dy kosovarë në Zvicër dënohen me mbi 4 vjet burgim për përfitime mashtruese nga aksidentet
Dy kosovarë janë dënuar me katër vjet e gjysmë burgim, pasi raportohet se kanë mashtruar Fondin Zviceran të Sigurimit të Aksidenteve, i njohur si “SUVA”. Kështu ka vendosur të premten gjykata në komunën Yverdon të Zvicrës. Dy biznesmenët kishin raportuar në SUVA rreth 20 aksidente të dyshimta, dhe kishin arritur të përfitonin qindra e mijëra […]
Dy kosovarë janë dënuar me katër vjet e gjysmë burgim, pasi raportohet se kanë mashtruar Fondin Zviceran të Sigurimit të Aksidenteve, i njohur si “SUVA”.
Kështu ka vendosur të premten gjykata në komunën Yverdon të Zvicrës.
Dy biznesmenët kishin raportuar në SUVA rreth 20 aksidente të dyshimta, dhe kishin arritur të përfitonin qindra e mijëra franga.
Sipas gjyqtarit, 40-vjeçari nga Kosova duhet të arrestohet menjëherë, pasi sipas tij, ekziston rreziku i arratisjes në vendlindje.
Ai kishte qenë në industrinë e ndërtimit, i cili është shpallur fajtor për përfitime të paligjshme.
I akuzuari tjetër, një 33-vjeçar, po ashtu, nga Kosova, është dënuar për mashtrim.
Ai kryesisht inskenonte falimentime fiktive, raporton Blick.ch, transmeton Dukagjini.
Siç raportohet nga mediat zvicerane, ngjarja kishte ndodhur prej vitit 2010 dhe vitit 2016, kur ata kishin deklaruar rreth njëzet aksidente të dyshimta për të marrë përfitime të panevojshme.
Në varësi të rastit, shumat e marra nga Suva variojnë nga afërsisht 1 mijë franga deri në 215 mijë franga.
Këto aksidente të supozuara kishin ndodhur në kantieret e ndërtimit në Zvicrën frëngjishtfolëse, por edhe gjatë qëndrimeve në Kosovë.















