Dy të vrarë nga atentati me mbi 20 plumba në Vlorë

Në orët e para të mëngjesit të së enjtes, dy persona mbetën të vdekur në Panaja të Vlorës. Teksa po udhëtonin me veturë, u qëlluan për vdekje nga një tjetër veturë në lëvizje

Foto ilustrim

Dy persona kanë mbetur të vdekur si pasojë e një atentati të ndodhur mëngjesin e së enjtes në Panaja të Vlorës.

Sipas informacioneve paraprake, mësohet se është qëlluar në drejtim të një automjeti “Mercedes B-Class” në autostradën Fier-Vlorë.

Dy viktimat ndodhen ende brenda automjetit, i cili ka dalë nga rruga. Mësohet se ndaj dy personave është qëlluar nga një automjet tjetër në lëvizje.

Forcat e policisë ndodhen në vendngjarje dhe kanë bërë bllokimin e autostradës, duke devijuar qarkullimin e mjeteve nga rruga e vjetër.

Atentati i ndodhur në mëngjesin e së enjtes vjen pas dy vrasjeve të regjistruara mbrëmjen e së mërkurës.

Foto Euronews

Janë këto detajet e fundit që raporton gazetarja e “Euronews Albania”, Ebrieta Maçaj në lidhje me atentatin e ndodhur rreth orës 09:30 në Panaja të Vlorës.

Sipas informacioneve paraprake, kanë qenë dy nga autorët të cilët kanë qëlluar në drejtim të “Benz-it” ku mbetën të vdekur dy persona, teksa i treti drejtonte automjetin.

Dyshohet se nga autorët është përdorur armë zjarri automatik.

Ndërsa, një automjet tip “Mercedes B-Class” është gjetur i djegur në fshatin Frakull të Fierit, disa kilometra nga autostrada Fier-Vlorë, e cila mendohet se është e autorëve.

Automjeti i djegur, foto Euronews

Në brendësi të automjetit, është gjetur edhe arma e përdorur prej tyre.

Forcat e policisë ndodhen në vendngjarje dhe kanë bërë bllokimin e autostradës, duke devijuar qarkullimin e mjeteve nga rruga e vjetër.

Atentati i ndodhur, vjen pas dy vrasjeve të regjistruara mbrëmjen e së mërkurës.

Në Sarandë, një 41-vjeçar u vra nga një 24-vjeçar, pas një konflikti për parkimin, ndërsa në Elbasan, një 20-vjeçar u qëllua për vdekje pas një konflikti të çastit për motive të dobëta.

“Dyshohet se tre janë autorët e atentatit në Vlorë dhe në vendngjarje janë gjetur 20 gëzhonja”.

Ndërkaq, katër viktima janë regjistruar në më pak se 24 orë në Shqipëri, si pasojë e një atentati dhe dy vrasjeve për motive të dobëta

Policia ka bërë të mundur arrestimin e autorit, një 24-vjeçar i cili punonte si kamerier në lokalin ku ndodhi ngjarja, i vëllai dhe administratori i hotelit, pasi u përpoq të fshihte krimin.

Për një ditë dy vrasje në Shqipëri -një me thikë, një me armë zjarri

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika