Dyert e mbyllura për nxënësit, mësimdhënësit në grevë

Ndonëse do të duhej të fillonte viti i ri shkollor, një shtatori po i gjen në greva mësimdhënësit e shkollës fillore "Faik Konica", në Prishtinë

Mësimdhënësit në grevë





Një shtatori e gjen me dyer të mbyllura shkollën fillore “Faik Konica” në Prishtinë.

Dyert e mbyllura për nxënësit dhe mësimdhënësit brenda shkollës, janë pamjet e këtij viti të ri shkollor në këtë shkollë.

Në dyert e kësaj shkolle është vendosur njoftimi me mbishkrimin “Grevë”.

Shkolla fillore “Faik Konica” në Prishtinë

Një numër i madh i nxënësve kanë marrë rrugën për në shkollën fillore “Ismail Qemali”, në Prishtinë, por me të hyrë në objektin e shkollës, atyre iu është kërkuar që të kthehen mbrapa, për shkak të grevës që po mbahet nga ana e mësimdhënësve.

Nxënësit janë shprehur të zhgënjyer për këtë.

Për RTV Dukagjinin ata kanë thënë se e kanë pritur me padurim një shtatorin.

“Kemi pushuar mjaftueshëm dhe kemi ardhur me dëshirë që sot të fillojmë mësimin”, janë shprehur nxënësit.

Shkolla filllore “Ismail Qemali”, Prishtinë

Ndonëse të mërkurën e 31 gushtit MASHTI kishte bërë të ditur se janë bërë të gjitha përgatitjet për fillimin e vitit të ri shkollor 2022/2023, dhe se ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, në një konferencë për media u kërkoi punëtorëve të arsimit që të ndërpresin grevën, të njëjtit nuk po iu përmbahen kërkesës së saj.

Në anën tjetër, Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve dhe Këshilli i Nxënësve të Kosovës, në një reagim të përbashkët kanë thënë se nxënësve po iu mohohet e drejta e tyre për mësim.

“Nëse sot më 1 shtator nuk fillon mësimi, rreth 320 mijë nxënësve do t’u mohohet e drejta themelore për arsim. Në mesin e tyre, e drejta për arsim do t’u mohohet rreth 25 mijë fëmijëve të cilët presin të ulen në bankat e shkollës për herë të parë”, thuhet në reagimin e tyre.

Me anë të kësaj komunikate, KOMF i bën thirrje palëve në këtë proces të kenë në konsideratë interesin më të mirë të fëmijës, të gjejnë një zgjidhje të përbashkët, pasi ndërprerja e arsimit sipas tyre dëmton më së shumti fëmijët.

Mësimdhënësit me kërkesë të Sindikatës së Bashkuar të Arsimit dhe Shkencës po vazhdojnë të jenë në grevë.

Kërkesë kryesore është ndarja e nga 100 eurove për punëtorët, derisa të hyjë në fuqi Projektligji për pagat.

Ymer Ymeri nga SBASHK-u ka deklaruar se të gjitha shkollat në Kosovë, përfshirë edhe çerdhet, do të vazhdojnë me grevën e paralajmëruar.

Po ashtu, ai ka thënë se greva nuk do të jetë vetëm më 1 shtator, por do të vazhdojë edhe në ditët në vijim.

“Ashtu siç sot kemi lajmëruar në konferencën për shtyp, greva vazhdon edhe në ditën e nesërme edhe në ditët në vijim derisa të gjendet një zgjidhje e pranueshme, pra, deri në plotësimin e kërkesave tona”, ka deklaruar Ymeri.

Ymeri në emisionin “FIVE” në Rtv Dukagjini, ka thënë se mund të ketë përjashtime të grevës në disa shkolla, por sipas të dhënave të tyre, në grevë do të përfshihen të gjitha shkollat.

“Kjo domethënë që nesër në të gjitha shkollat ka grevë, por mund të ketë ndonjë përjashtim, dhe sipas të dhënave tona, të gjitha shkollat në nivel të Kosovës, përfshirë edhe çerdhet, do të jenë në grevë”, është shprehur ai.

Sipas tij, të gjithë mësimdhënësit, anëtarë të Sindikatës, nuk do të jenë në shkolla.

Të enjten përurohet Abetarja e përbashkët Kosovë-Shqipëri





Shija e redaktorit

Lansohet platforma e-Komuna, Kurti: Drejt një qeverisjeje digjitale me fokus...

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka organizuar të premten ceremoninë e lansimit të shërbimeve të e-Komuna, e cila është pjesë e platformës shtetërore...

ASK: Në Kosovë s’ka rënie të madhe të numrit të...

Procesi i regjistrimit të popullsisë në Kosovë përfundon këtë të premte, pas fillimit të tij më 5 prill, rezultatet preliminare të të cilit pritet...

Osmani bisedon me homologun gjerman, diskuton rëndësinë e anëtarësimit të...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të martën mbrëma ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Në një postim në rrjetin social "X",...

Të fundit nga rubrika