Veteranë serbë nga Beogradi janë futur në Leposaviq

Dy serbët janë burgosur nga policia, ndërsa të dhënat nga hetimet tregojnë se këta persona po hetohen për lidhjet e tyre me “Brigadën 72”

Policia e Kosovës ka publikuar të mërkurën e 31 majit një njoftim ku thuhet se ka ndaluar dy shtetas të Serbisë, të cilët ishin duke bartur disa mjete të ndaluara, si: thika, maska, shufra të metalit dhe materiale propagandistike.

Sipas burimeve të RTV Dukagjinit, dy personat e arrestuar kanë lidhje me “Brigaden 72”, ndërsa disa të tjerë kanë arritur të depërtojnë në territorin e Leposaviqit.

Dy serbët janë burgosur nga policia, ndërsa të dhënat nga hetimet tregojnë se këta personat kanë lidhje me “Brigadën 72”, e cila është brigadë ushtarake, e destinuar për operacione të veçanta, sabotim dhe kundërsabotim, kryengritje dhe zbulim si dhe kundërterrorizëm në ushtrinë e Serbisë.

Dy personat e arrestuar janë Ivan Sekuliq nga Beogradi dhe pasagjeri Sinisa Jevtiq nga Krushevaci i Serbisë.

Fotografi ne Facebook njeri nga të arrestuarit pretendohet të ketë qenë në shërbim në betejën e Koshares

Njëri nga ta në profilin e tij në Facebook ka të publikuara fotografi nga lufta e po ashtu fotografi të medaljeve të dhëna nga ish-presidenti i Jugosllavisë, Sllobodan Millosheviq i njohur si ‘Kasapi i Ballkanit’.

Medalja e nënshkruar nga Sllobodan Millosheviq për njërin nga të arrestuarit

RTV Dukagjini ka kërkuar të dhëna shtesë nga policia për të konfirmuar nëse hetimet janë duke u zhvilluar në drejtim të lidhjes së këtyre personave me strukturat ushtarake, mirëpo përgjigjja ka qenë të adresohemi në komunikatën zyrtare.

Njëri nga prokurorët special që është duke trajtuar rastin është deklaruar për Kallxo.com duke konfirmuar se njëri nga të arrestuarit është ish-veteran i ushtrisë, ndërsa janë duke hetuar për qëllimet e aktiviteteve të tyre në Kosovë.

Kryeministri Albin Kurti ka përmendur gjatë ditës së djeshme se kanë prova që grupe të ekstremit të djathtë nga Serbia janë futur në Kosovë për ta destabilizuar vendin.

Kryeministri i ka quajtur këto grupe si “milici fashiste”.

Dhjetëra incidente janë regjistruar këto ditë në veri përfshirë sulme ndaj gazetarëve, ndërsa KFOR-i dhe mekanizmat ndërkombëtarë nuk kanë konfirmuar që këto sulme po kryhen nga grupet e ekstremit të djathtë.

Arrestohen dy persona në veri për posedim të paautorizuar të armëve dhe të narkotikëve

Shija e redaktorit

Voton Bujar Osmani, kandidat për president i Maqedonisë Veriore

Kandidati për president i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka votuar. Në një deklaratë para medieve, Osmani inkurajoi qytetarët të dalin në numër sa më...

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Të fundit nga rubrika