Dyshohet se Ivanoviq ia vrau tre anëtarë të familjes, Sejdiu i drejtohet Kurtit: Turp të kesh

Tefik Sejdiut dyshohet se i janë vrarë tre anëtarë të familjes nga politikani serb, Oliver Ivanoviq, në masakrën në Mitrovicë më 14 prill. Ai ka thënë se kryeministri Kurti duhet të kërkojë falje për deklaratën e lëshuar në pesëvjetorin e vrasjes së Oliver Ivanoviqit

Në protestën e organizuar nga fëmijët e dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, për t’i kundërshtuar deklaratat e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, që i kishte bërë në pesëvjetorin e vrasjes së Oliver Ivanoviqit, ka marrë pjesë edhe Tefik Sejdiu.

Sejdiut dyshohet se i janë vrarë tre anëtarë të familjes nga politikani serb, Oliver Ivanoviq, në masakrën në Mitrovicë më 14 prill.

Për këtë, Sejdiu në fjalën e tij të shkurtër tha se kryeministri Kurti duhet të kërkojë falje për deklaratën e tij të lëshuar për Ivanoviqin.

“Unë jam dëshmitar kryesor kundër Ivanoviqit që e ke shpallur hero, marre duhet të të vijë, kryeministër kërko falje, turp të kesh, marre për ty kryeministër”, tha Sejdiu.

Tefik Sejdiu

Kurti, nuk e kishte përmendur faktin se Ivanoviq ishte dënuar për krime lufte ndaj shqiptarëve, por vetëm kishte thurur lavde për ish-politikanin serb.

Protesta po mbahet para Qeverisë së Kosovës, në pankartat që po mbajnë në duar protestuesit shkruhet  “Kryeministër, mos na shkel në gjak, stop devijimit të historisë”, “Ivanoviqi vrau shqiptarë mos e amnisto”, “Kryeministër mos i glorifiko kriminelët”, “Kryeministër kurrë si dhe asgjë Kosovës, dorëhiqu”, “Me gjak e atdhe nuk bëjmë kompromis” e shumë të tjera.

“Ivanoviqi vrau shqiptarë” – nis protesta kundër deklaratës së Kurtit

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika