Dyshohet se shkaktoi aksidentin me fatalitet në rrugën Zhur-Prizren, arrestohet shoferi i kamionit

Një aksident i rëndë ndodhi mëngjesin e së martës në rrugën Zhur-Prizren, ku mbeti i vdekur një person ndërsa u lënduan dy të tjerë. Në të u përfshinë një veturë dhe një kamion. I dyshuar për këtë rast është vozitësi i kamionit, i cili është ndaluar për 48 orë nga Prokuroria Themelore në Prizren

Ilustrim

Pas raportimit të një aksidenti rrugor të ndodhur në rrugën Zhur-Prizren, ku si pasojë e lëndimeve të marra ka mbetur i vdekur një person dhe dy të tjerë të lënduar, është arrestuar i dyshuari, që në këtë rast është shoferi i kamionit.

I njëjti është ndaluar për 48 orë nga Prokuroria Themelore në Prizren. Këtë për Portali Dukagjini, e ka bërë të ditur zëdhënësja e kësaj prokurorie, Fitore Mehmeti.

Shoferi me inicialet B.K., dyshohet për veprën penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”.

“Lidhur me rastin të cilit i referoheni, ju njoftojmë se Prokuroria Themelore në Prizren – Departamenti i Përgjithshëm me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë vozitësin e kamionit, përkatësisht personin me inicialet B.K., për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm” nga neni 370, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, ka thënë Mehmeti.

Ajo shtoi se për të njëjtin, prokuroria brenda afateve ligjore do të vazhdojë me veprime të tjera hetimore.

Ndryshe, në aksident ishin të përfshira një veturë dhe një kamion.

Lajmin për media e ka bërë të ditur Azem Baraliu, shef i operativës së Policisë së Kosovës në njësinë e trafikut në Prizren.

“Aksidenti ka ndodhur rreth orës 7:30, në të cilin janë përfshirë një veturë dhe një kamion. Si pasojë e aksidentit një person ka ndërruar jetë, ndërsa dy të tjerë janë lënduar”, ka thënë Baraliu.

Po ashtu, ai ka thënë se njëri nga të lënduarit ka lëndime më të rënda.

Sipas Baraliut, i njëjti është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Në vendin e ngjarjes kishte dalë edhe prokurori i shtetit.

Aksident trafiku në Prizren, vdes një person

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika