Dyshohet se u godit me veturë e më pas u rrah, Policia del me njoftim për vdekjen e 18-vjeçarit nga Podujeva

Gjatë ditës së shtunë një 18-vjeçar nga Podujeva ka vdekur pasi u godit me makinë dhe u rrah, më 14 janar. Policia e Kosovës ka konfirmuar vdekjen dhe ka arrestuar dy të dyshuar të moshës 17 vjeçare në të njëjtën ditë (14 janar). Rasti është ricilësuar si “Vrasje e Rëndë”. Të dyshuarit, A.A dhe E.K, kanë qenë fqinjë me viktimën dhe E.K është njohur si recidivist

Policia e Kosovës
Policia e Kosovës

Një 18-vjeçar nga Podujeva ka vdekur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) gjatë së shtunës, pasi dyshohet se u godit me veturë e më pas u rrah brutalisht, më 14 janar.

Vdekjen e 18-vjeçarit e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, duke bërë të ditur se po në të njëjtën ditë (14 janar) kanë arrestuar dy të dyshuar dhe se rasti është ricilësuar si “Vrasje e Rëndë”.

“Sot nga zyrtarët e QKUK-së në Prishtinë, policia ka pranuar konfirmimin se L.F, mashkull, 18 vjeç, i cili ishte duke u trajtuar në njësinë e mjekimit intensiv ka ndërruar jetë. Në hetimin penal, që njësia e hetimeve të përgjithshme e rajonit të Prishtinës po kryente në drejtim të veprës penale “Vrasja në tentativë” përkitazi me rastin e ndodhur më 14.01.2024, në rrugën  “Drenica” në Podujevë, i njëjti ka qenë viktimë.

Ndërlidhur me ngjarjen po në të njëjtën ditë policia ka arrestuar dy persona të dyshuar të cilët janë dërguar në mbajtje si vijimësi e procesit hetimor. Trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ndërkohë që në përputhje me rrethanat e reja, policia me autorizimin e prokurorit të shtetit, ka ricilësuar veprën penale që po hetohej deri tani dhe ka orientuar hetimin në drejtim të veprës penale  “Vrasje e Rëndë””, thuhet në njoftim.

Siç mëson Dukagjini të dyshuarit (A.A dhe E.K, nga Podujevë) janë të moshës 17 vjeçare dhe kanë qenë fqinjë me viktimën. Dhe se i dyshuari me inicialet E.K është recidivist, ka qenë i dënuar dhe është liruar me kusht

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika