Edhe Prokuroria e cilëson të dyshimtë vdekjen e gruas në Prishtinë

Pas Policisë së Kosovës, edhe Prokuroria Themelore në Prishtinë e ka cilësuar si "vdekje të dyshimtë" vdekjen e gruas në lagjen "Bregu i Diellit" në Prishtinë

Prokuroria Themelore në Prishtinë

Edhe Prokuroria Themelore në Prishtinë, njëjtë si Policia e Kosovës, e ka cilësuar të dyshimtë vdekjen e gruas që ndodhi këtë të mërkurë në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë.

Prokuroria Themelore në Prishtinë për Portalin Dukagjini ka bërë të ditur se prokurorja kujdestare nga Departamenti i Krimeve të Rënda ndodhet në vendin e ngjarjes me njësitë e tjera relevante.

“Ju njoftojmë se prokurorja kujdestare nga Departamenti i Krimeve të Rënda ndodhet në vendin e ngjarjes me njësitë e tjera relevante. Është gjetur një trup pa shenja jete (femër). Sipas informatave fillestare nga vendi i ngjarjes, rasti ka të bëjë me vdekje në rrethana të dyshimta”, thuhet në përgjigjen e prokurorisë.

Tutje thuhet se pas ekzaminimeve nga vendi i ngjarjes, trupi i pajetë do të dërgohet në IML për obduksion.

Ndryshe, Policia e Kosovës ka konfirmuar vdekjen e dyshimtë në lagjen “Bregu i Diellit”, në Prishtinë.

Kështu ka bërë të ditur për Portalin Dukagjini, zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka theksuar se viktima është një grua.

“Rreth orës 13:00, kemi pranuar informatën për një person të lënduar, të shtrirë në afërsi të një objekti në rrugën “Ferat Dragaj” në Prishtinë. Policia dhe ekipi mjekësor menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e personit (femër)”, ka thënë Ahmeti.

Sipas saj, aktualisht policia po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe ato forenzike – të ekzaminimit, që, siç thotë, ajo do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin dhe ndriçimin e plotë të rastit.

Në vendin e ngjarjes janë parë njësitet mjekësore dhe ato policore.

Rruga ku është gjetur viktima tashmë është bllokuar.

Policia e Kosovës konfirmon vdekjen e dyshimtë në Prishtinë

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika