Edhe Supremja redukton përkohësisht orarin e punës për shkak të temperaturave të larta
Pas vendimit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK) të datës 27 qershor që autorizon kryetarët e gjykatave të vlerësojnë kushtet e punës në Pallatin e Drejtësisë dhe të marrin masa për reduktimin apo pezullimin e punës, kryetari i Gjykatës Supreme, Fejzullah Rexhepi, ka vendosur që të ndërmerren masa të përkohshme në këtë institucion. Themelorja në […]
Pas vendimit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK) të datës 27 qershor që autorizon kryetarët e gjykatave të vlerësojnë kushtet e punës në Pallatin e Drejtësisë dhe të marrin masa për reduktimin apo pezullimin e punës, kryetari i Gjykatës Supreme, Fejzullah Rexhepi, ka vendosur që të ndërmerren masa të përkohshme në këtë institucion.
Themelorja në Prishtinë redukton përkohësisht orarin e punës për shkak të temperaturave të larta
Në kuadër të këtij vendimi, puna në Gjykatën Supreme është reduktuar, ndërsa gjyqtarët dhe stafi mbështetës që përballen me probleme shëndetësore janë liruar nga puna që nga mesdita.
“Pas vendimit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, nr. 01/802, të datës 27 qershor 2025, përmes të cilit autorizohen kryetarët e Gjykatës Supreme, Gjykatës së Apelit, Gjykatës Komerciale dhe Gjykatës Themelore në Prishtinë që të vlerësojnë kushtet e punës (gjendjen me temperaturat e larta) në Pallatin e Drejtësisë dhe, varësisht nga vlerësimi, të vendosin për reduktimin e punës apo pezullimin deri në përmirësim të gjendjes”, Kryetari i Gjykatës Supreme, Fejzullah Rexhepi, ka vendosur që të reduktohet puna në Gjykatën që drejton. Gjyqtarët dhe stafi mbështetës me probleme shëndetësore nga mesdita janë liruar nga puna.
Këto masa do të rishikohen në vazhdimësi, varësisht nga ndryshimet klimatike dhe sanimi i problemeve nga Ministria e Punëve të Brendshme, si përgjegjëse me menaxhimin e objektit”, thuhet në njoftim.















