EKSKLUZIVE: Zhvillimet në UP, për këto çështje po i kërkohet llogari rektorit Sahiti

RTV Dukagjini ka siguruar dokumentin ku janë çështjet e listuara për të cilat Këshilli Drejtues i Universitetit të Prishtinës po i kërkon rektorit Naser Sahiti që të jap sqarime, ku disa prej tyre thuhet se janë evidentuar si probleme të përsëritura ndër vite. Këto çështje pritet të diskutohen të premten e 21 tetorit

Rektori i UP-së, Naser Sahiti




Rektori i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, Naser Sahitit, pritet që të dalë në një konferencë për media sot (e enjte) në ora 14:00, ku do të flas për zhvillimet e fundit në këtë institucion.
RTV Dukagjini ka kuptuar se ai është ftuar në një mbledhje të Këshillit Drejtues të UP-së për të premten e 21 tetorit, ku i është kërkuar që të jap sqarime për disa prej atyre që janë evidentuar si probleme të përsëritura ndër vite, dështime në menaxhim e mos-adresim të problemeve, si shembull rënia e numrit të vazhdueshëm të numrit të studentëve.
Dukagjini ka siguruar ekskluzivisht dokumentin ku janë të listuara çështjet, për të cilat po i kërkohet llogari nga Këshillit Drejtues rektorit Naser Sahiti.
Pamje nga dokumenti i siguruar

“Mos-adresimi dhe mos-përmbushja e vendeve të lira të punës, ku mbi 50% e vendeve të punës në Administratën Qendrore janë të pa-plotësuara me staf esencial si dhe disa departamente pa drejtor. Që disa vite personat që pensionohen në administratë, si referentët, laborantët etj. nuk janë zëvendësuar, duke shkaktuar mos efikasitet të institucionit”, thuhet në këtë dokument.

“Mos-përfundimi i projekteve kapitale që kanë tejkaluar afatet kohore sipas kontratës, si p.sh. ndërtesa e Fakultetit të Bujqësisë ku për funksionalizim të saj është marrë direkt Këshilli Drejtues. Mos zbatimi i planit të veprimit për përmbushjen e objektivave strategjike sipas strategjisë 2020-2022”, thuhet mes tjerash në këtë dokument.

Pamje nga dokumenti i siguruar

Më tej, “Mungesa e vlerësimit të stafit të administratës, përpos pozitës së Sekretarit të Përgjithshëm të Universitetit të Prishtinës ku edhe për kundër qeverisjes së Universitetit me vërejtje të një pas njëshme nga Auditori i kishte dhënë vlerësim maksimal duke kryer një vlerësim subjektiv”, është njëra ndër pikat që pritet të jap sqarime rektori Sahiti para anëtarëve të Këshillit Drejtues të UP-së.

“Vendosja si Drejtor të Zyrës Ligjore Ish-Sekretarin pas pushimit të mandatit tek pozita jashtë ligjshëm pasi që pozita e njëjtë në më shumë se 4 vite nuk ka pasur drejtor”.

Në Këshillin Drejtues gjithashtu do të diskutohet edhe rreth mos-marrjes së masave në lidhje me pozitat e hapura për sekretar të Përgjithshëm të shpallur jashtëligjshëm (të konfirmuara), si dhe po ashtu 5 pozita për staf administrativ të shpallur po ashtu jashtëligjshëm (të konfirmuara).





Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika