Eksperti i komunikacionit jep disa këshilla se si duhet vozitur në kushte të vështira atmosferike

Nol Dedaj, eksperti i komunikacionit, ka njoftuar se mëngjesi i sotëm ka sjellë kushte të vështira në rrugë, me akull dhe mjegull, duke shkaktuar një dukshmeri të kufizuar prej vetëm 150 metrash. Dedaj ka theksuar rëndësinë e distancës së sigurisë dhe shpejtësisë së lëvizjes për drejtuesit e automjeteve në këto kushte

Eksperti i komunikacionit Nol Dedaj ka deklaruar se mëngjesi i sotëm ka sjellë kushte të vështira për ta ngasur veturën si pasojë e rrugëve me akull e mjegullës ku dukshmëria ka qenë posaçërisht e kufizuar, në vetëm 150 metra.

Ai ka theksuar faktin që në rrethana të tilla, drejtuesit e automjeteve duhet të kujdesen për distancën e sigurisë dhe shpejtësinë e lëvizjes

Kështu është shprehur ai në emisionin “Rreth e Rrotull” të RTV Dukagjinit, ku po diskutohej lidhur me ngasjen e veturave në kohë kur ka mjegull dhe dukshmëria është e ulët.

“Sot, mëngjesi na ka zbardhur me akull në rrugë dhe kohë me mjegull ku dukshmëria nuk ka qenë më e madhe sesa 150 metra dhe pikërisht është kjo që në raste të tilla që drejtuesit e automjeteve duhet pasur parasysh distancën e sigurisë si dhe shpejtësinë e lëvizjes”, ka thënë Dedaj.

“Meqënëse jemi futur në sezonën e dimrit, situata të tilla do të persëriten shumë shpesh, por drejtuesit e automjeteve duhet pasur parasysh që në situata të tilla distanca e sigurisë duhet të mbetet 5 deri në 10 sekonda mbrapa varësisht prej kushteve atmosferike dhe dukshmërisë”, vijon ai.

Tutje ai ka theksuar se automjetet mund të përfshihen në aksidente si pasojë e dy faktorëve. Sipas tij njëri nga ta “është faktori rrugë derisa tjetrin e kemi edhe si faktor incident”.

“Si pistë e parë trajtohet distanca e sigurisë në mes automjeteve, por distancën e zvoglojnë edhe kushtet e rrugës të cilat nganjëherë dijnë me qenë mbi ura ose me akull apo edhe akull i zi. Në situata të tillë një drejtues i automjetit nuk është në gjendje me perceptua edhe distancën e automjetit të tij në kushte të tilla, por është edhe dukshmëria e zvogëluar”, ka përfunduar Dedaj.

Ndryshe, 8 persona kanë mbetur të lënduar mëngjesin e sotëm si pasojë e një aksidenti që përfshiu 14 automjete në autostradën “Ibrahim Rugova”, saktësisht në segmentin Mazgit – Bresje.

Këtë e ka konfirmuar për Dukagjinin drejtori i Klinikës Emergjente në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), Naser Syla, i cili ka theksuar se të gjithë të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetë.

“8 te lënduar kanë kërkuar trajtim në QE, 7 janë lëshuar në shtëpi, 1 është ende duke i kryer disa ekzaminime te ne. Të gjithë janë jashtë rrezikut për jetë”, ka thënë Syla.

Në lidhje me këtë aksident, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në aksidentin në Fushë-Kosovë janë 14 automjete të përfshira.

Këtë e kishte konfirmuar për Dukagjinin, zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha, i cili ka thënë se rruga ku ka ndodhur aksidenti (në autostradën Ibrahim Rugova, Mazgit-Bresje) do të jetë e mbyllur përkohësisht.

“Rreth orës 06:50 në autostradën ‘Ibrahim Rugova’, Mazgit-Bresje mbi urë te ETC-ja, sipas informatave fillestare, është shkaktuar një aksident trafiku zinxhiror, ku janë të përfshira 14 automjete dhe si pasojë e aksidentit raportohet edhe për persona të lënduar. Kjo rrugë është bllokuar përkohësisht, përderisa njësitet policore dhe ekipet emergjente kanë reaguar ne vendin e ngjarjes për t’u marrë me rastin dhe trajtimin e personave të lënduar. Lidhur me detaje tjera do të njoftoheni pas raportimeve që do të marrim nga ekipet ne teren. Apelojmë për kujdes gjatë vozitjes në këtë kohë me ngrica dhe mjegull, për t’i shmangur rastet e tilla”, ka thënë Hoxha.

Shija e redaktorit

Raporti për lirinë e medias vlerësohet alarm për shoqërinë dhe...

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit vendi ynë shënoi rënie për 19 vende në indeksin e lirisë së medieve nga “Reporterët Pa Kufij”....

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Të fundit nga rubrika