Emisari gjerman pas takimit me Kurtin: Gjermania dhe Kosova duan ta bëjnë të suksesshëm Procesin e Berlinit

Emisari gjerman për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, ka deklaruar se Gjermania dhe Kosova duan ta bëjnë më të suksesshëm Procesin e Berlinit. Po ashtu, ai ka mbështetur dialogun Kosovë-Serbi të udhëhequr nga Bashkimi Evropian

Emisari gjerman, Manuel Sarrazin dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Përfaqësuesi Special i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, pas takimit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Gjermania dhe Kosova duan ta bëjnë më të suksesshëm Procesin e Berlinit.

Po ashtu, ai e ka quajtur Kurtin mik dhe partner, dhe ka mbështetur dialogun Kosovë-Serbi të udhëhequr nga Bashkimi Evropian.

“Dje u takova me Albin Kurtin në Prishtinë. Gjithmonë është mirë të jesh në Kosovë dhe të flasësh me të si mik e partner. Gjermania dhe Kosova duan ta bëjnë të suksesshëm Procesin e Berlinit. Bundestagu gjerman mbështet dialogun e udhëhequr nga BE-ja dhe Mirosllav Lajçak në të gjitha mënyrat”, ka shkruar Sarrazin në Twitter.

Takimin e së mërkurës e kishte bërë të ditur Zyra e Kryeministrit, në njoftimin për media thuhej se Kurti kishte shprehur mirënjohjen për bashkëpunimin e ngushtë mes dy vendeve dhe mbështetjen e vazhdueshme të Gjermanisë për procesin e integrimit evropian të Kosovës.

Në takim ishte diskutuar për marrëdhëniet rajonale, duke theksuar rëndësinë e jetësimit të tregut të përbashkët rajonal në kuadër të Procesit të Berlinit.

Gjithashtu, Kurti ritheksoi se qëllimi i dialogut nga i cili duhet të përfitojnë qytetarët e të dyja vendeve duhet të jetë arritja e një marrëveshjeje ligjërisht të obligueshme me njohjen reciproke në qendër, sipas njoftimit nga zyra e kryeministrit.

Ndërkaq, Kurti, të mërkurën është takuar edhe me Ambasadorin e Shtetit të Katarit, Ali bin Hamad Al Marri, me të cilin ka diskutuar për bashkëpunimin ekonomik dhe për mundësitë e investimeve në Kosovë.

Kurti takohet me emisarin gjerman për Ballkanin Perëndimor, diskutojnë për Procesin e Berlinit

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika