Enver Hasani: Marrëveshja e Ohrit kontratë e re e Albin Kurtit me serbët lokalë për autonominë e tyre

Për takimet e së enjtes së 26 tetorit me krerë shtetesh në Bruksel, nga ku kryeministri Albin Kurti u shpreh i gatshëm për ta nënshkruar marrëveshjen, ka folur ish kryetari i Gjykatës Kushtetuese, njëherit profesori Enver Hasani.

Profesori Hasani ka treguar se zhvillimet në Bruksel nënkuptojnë se kemi të bëjmë me një kontratë të re të kryeministrit Albin Kurti, për autonominë e serbëve në Kosovë.

“Çështja e parë është çfarë bëhet fjalë, këtu duhet kuptuar se ajo që quhet Asociacion i takon historisë, çështja e formimit të Asociacionit ka relevancë vetëm sa i përket anës procedurale për ta dërgu instrumentin e vetmenaxhimit në Gjykatë Kushtetuese për të dhënë lejen për formimin e autonomisë politiko-territoriale dhe kulturore të serbëve lokalë. Marrëveshja e Ohrit është kontratë e re e Albin Kurtit me serbët lokalë, sa i përket formimit të autonomisë, nuk flitet për mekanizma të tjerë të cilët kanë ekzistu në marrëveshjet paraprake sepse ato nuk kanë substancë”, ka thënë ndër të tjera Hasani në A2 CNN.

Më tej ai ka shtuar se “Tani është e qartë që kjo substancë është e sanksionuar me një kontratë të re që është lidhë në Bruksel dhe në Ohër. E them se është kontratë e re sepse serbët lokalë kanë munguar në pavarësinë e Kosovës më 17 shkurt 2008, tani ata kanë fitu një kontratë të re për autonominë e tyre e cila do të operojë jashtë rendit kushtetues të Kosovës që është kriju me 17 shkurt 2008”, ka deklaruar ish kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani.

 

Shija e redaktorit

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Të fundit nga rubrika