Erdogan pas sulmit në një spital në Gaza: Ftoj të gjithë njerëzimin të ndërmarrë veprime për të ndaluar brutalitetin e Izraelit në Gaza

Presidenti i Turqisë ka reaguar pas sulmit izraelit në një spital në Gaza ku mbeten të vdekur rreth 500 persona. Rexhep Tajip Erdogan ka thënë se duhet të ndalet "brutaliteti i paprecedentë i Izraelit në Gaza”

Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan

“Goditja e spitalit ku ndodhen gra, fëmijë dhe civilë të pafajshëm është shembulli i fundit i sulmeve të Izraelit pa vlera themelore njerëzore”,  ka thënë presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan.

Erdogan, ka ftuar “të gjithë njerëzimin të ndërmarrë veprime për të ndaluar brutalitetin e paprecedentë të Izraelit në Gaza”, raporton Anadolu Agency.

Nga ana tjetër, Këshilli izraelit i Sigurisë Kombëtare ka lëshuar një paralajmërim kundër udhëtimit në Turqi dhe Marok.

Sipas paralajmërimit, qytetarët/udhëtarët izraelit mund të jenë objektiva të atyre që janë të zemëruar në luftën e cila po vazhdon mes Izraelit dhe Hamasit.

(VIDEO)Të paktën 500 viktima pas sulmit në një spital në Gaza

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika