Escobar viziton Kosovën këtë javë, për të diskutuar për dialogun e dinarin serb

Gabriel Escobar, i dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, do ta vizitojë Kosovën këtë javë për të diskutuar me liderët e Qeverisë në lidhje me dialogun Kosovë-Serbi dhe çështjen e dinarit serb. Departamenti i Shtetit ka theksuar se vizita synon të rrisë angazhimin e Shteteve të Bashkuara për integrimin euroatlantik dhe bashkëpunimin rajonal në Ballkanin Perëndimor

I dërguari special i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar

I dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, do ta vizitojë Kosovën këtë javë, për të biseduar me liderët e Qeverisë së Kosovës për dialogun në mes të saj dhe Serbisë, si dhe për dinarin e ndalur serb në Kosovë.

Kështu ka njoftuar Departamenti amerikan i Shtetit të dielën, duke theksuar se Escobar do të takohet edhe me komunitetin serb të Kosovës për të potencuar mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara për Dialogun e lehtësuar nga BE-ja për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Vizita e tij do ta ritheksojë përkushtimin e Shteteve të Bashkuara për vendet e Ballkanit Perëndimor, të cilat e synojnë integrimin Euroatlantik dhe një bashkëpunim më të thellë rajonal”, thuhet në njoftimin e Departamentit të Shtetit.

Sipas njoftimit, Escobar do ta vizitojë Belgjikën, Kosovën, Austrinë dhe Malin e Zi nga 10 deri më 18 mars 2024.

Ndërsa në Belgjikë, Escobar do të takohet me përfaqësuesin Special të BE-së, Miroslav Lajçak dhe zyrtarë të tjerë të Bashkimit Evropian dhe NATO-s për të diskutuar përpjekjet për të çuar përpara reformat që do të sjellin paqe të qëndrueshme, stabilitet dhe prosperitet në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Në Austri, Escobar do të takohet me Zyrën e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) për Institucione Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (ODIHR) për të diskutuar zgjedhjet e dhjetorit në Serbi dhe zgjedhjet e ardhshme komunale në Serbi dhe zgjedhjet kombëtare në Maqedoninë e Veriut.

Gjithashtu, në vizitën e tij në Malin e Zi, siç thuhet në njoftim, ai do ta theksojë mbështetjen e SHBA-së për një Mal të Zi demokratik, të fokusuar në komunitetin euroatlantik në takimet me qeverinë malazeze, shoqërinë civile dhe udhëheqësit e biznesit.

Së fundmi, Escobar ka ritheksuar se SHBA-ja është e shqetësuar se Qeveria e Kosovës nuk e trajton si partnere, duke shtuar se është diskutuar mënyra se si Qeveria Kurti ka ndryshuar politikën për transaksionet e pagesave që ka të bëjë me dinarin serb, zbatimi i së cilës është diskutuar më herët.

Shija e redaktorit

Lansohet platforma e-Komuna, Kurti: Drejt një qeverisjeje digjitale me fokus...

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka organizuar të premten ceremoninë e lansimit të shërbimeve të e-Komuna, e cila është pjesë e platformës shtetërore...

ASK: Në Kosovë s’ka rënie të madhe të numrit të...

Procesi i regjistrimit të popullsisë në Kosovë përfundon këtë të premte, pas fillimit të tij më 5 prill, rezultatet preliminare të të cilit pritet...

Osmani bisedon me homologun gjerman, diskuton rëndësinë e anëtarësimit të...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të martën mbrëma ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Në një postim në rrjetin social "X",...

Të fundit nga rubrika