Eurodeputetët kërkojnë vendosjen e sanksioneve ndaj Dodikut

Shefi i Komisionit për politikë të jashtme, David McAllister, raportuesi për Bosnje e Hercegovinën, Paulo Rangel, dhe shefi i delegacionit për Kosovën dhe BeH-në, Romeo Franz nëpërmjet një deklarate të përbashkët kanë kërkuar masa urgjente nga BE-ja ndaj Millorad Dodikut

Deputetët kryesorë të Parlamentit Evropian që merren me rajonin e Ballkanit Perëndimor, kanë kërkuar që të vendosen sanksione ndaj liderit të Bosnjë e Hercegovinës, Millorad Dodik, për shkak të veprimeve të tija secesioniste që dëmtojnë sovranitetin dhe integritetin territorial të Bosnjë e Hercegovinës.

Shefi i Komisionit për politikë të jashtme, David McAllister, raportuesi për Bosnje e Hercegovinën, Paulo Rangel dhe shefi i delegacionit për Kosovën dhe BeH-në, Romeo Franz, nëpërmjet një deklarate të përbashkët, kanë kërkuar masa urgjente nga BE-ja ndaj Millorad Dodikut.

“Nuk mund të tolerojmë më secesionistët dhe mbështetësit e tyre, që në mënyrë sistematike të rrezikojnë Bosnje e Hercegovinën“, thuhet në deklaratën e tyre.

Ata dënojnë vendimin e Asamblesë së entitetit serb në Bosnje e Hercegovinë për të mos i pranuar vendimet e Gjykatës Kushtetuese të BeH-së, të cilin vendim e konsiderojnë sulm direkt nja rendit Kushtetues dhe ndaj marrëveshjes së Dejtonit.

“Në dritën e provokimeve të fundit të presidentit Dodik dhe zyrtarëve tjerë udhëheqës të Republikës Sërpska, nevojiten urgjentisht veprime shtesë nga Bashkimi Evropian. Parlamenti Evropian vazhdimisht ka kërkuar nga Këshilli që të kalojë nga deklaratat verbale në veprime specifike ndaj atyre që qëllimisht rrezikojnë rendin kushtetues dhe integritetin e Bosnje e Hercegovinës. Është koha e fundit për BE-në dhe vendet anëtare që më në fund të vendosin sanksione ndaj Millorad Dodikut, i cili tashmë është i sanksionuar nga SHBA-ja dhe Britania e madhe“, thuhet në këtë deklaratë.

Ata kanë tërhequr vërejtjen se kredibiliteti i Bashkimit Evropian është në pikëpyetje dhe BE-ja nuk mund më vetëm të kënaqet me deklarata verbale në mbështetje të veprimeve të përfaqësuesit të lartë në Bosnje e Hercegovinë, por duhet që në mënyrë aktive të ndërmarrë masa./REL

Shija e redaktorit

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Të fundit nga rubrika