Everrati ka njoftuar një kopje Fordit GT40 Le Mans, por me një veturë elektrike.

Kompania britanike ka njoftuar se vetura do të ketë dy motorë elektrikë që do të japin 800 kuaj/fuqi dhe 800 Nm çift rrotullues.

Ndërsa, shpejtësia maksimale do të jetë 200 km/h dhe do të përdorë një bateri 60 kWh.

“Everrati”

GT40 origjinale e viteve ’60-ta është fuqizuar nga një motor 7.0-litërsh V8 që ka zhvilluar 485 kuaj/fuqi dhe 644 Nm çift rrotullues që arrinte një shpejtësi prej 330 km/h.

Ndryshe nga origjinali, kopja elektrike do të lëshojë tingullin artificial të motorit V8 dhe ndërrimin e marsheve.

Çmimi i veturës elektrike nuk dihet ende sepse varion nga porosia në porosi.