“Fatkeqësisht, më duhet ta përsëris këtë mesazh”, Hovenier dënon djegien e veturave në veri të Kosovës
Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka dënuar djegien e veturave me traga RKS në veri të Kosovës. Ai këtë e bëri duke bërë një ri-postuar një postim të datës 2 nëntori të vitit të kaluar – kur edhe atëherë kishte ndodhë e njëjta gjë – duke duke shkruar se fatkeqësisht prapë i duhet ta […]
Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka dënuar djegien e veturave me traga RKS në veri të Kosovës.
Ai këtë e bëri duke bërë një ri-postuar një postim të datës 2 nëntori të vitit të kaluar – kur edhe atëherë kishte ndodhë e njëjta gjë – duke duke shkruar se fatkeqësisht prapë i duhet ta përsërisë këtë mesazh.
“Fatkeqësisht, më duhet ta përsëris këtë mesazh”.
“SHBA-ja dënon djegien ose shkatërrimin e pronës dhe çdo përpjekje për të frikësuar ata që kanë ose synojnë të marrin targa të veturës RKS sipas ligjit kosovar. Këto janë vepra frikacake dhe kriminale”, ishte mesazhi i Hovenier, më 2 nëntorit të viti të kaluar.
Ndryshe, në dy ditët e fundit në veri janë djegur gjithsej pesë vetura, të cilat ishin të regjistruara me targa RKS.
Në mbrëmjen e së mërkurës, dy vetura të serbëve të Kosovës, të cilat ishin me targa RKS, janë djegur në Zubin Potok.
Ndërsa, të enjten tri veturat po ashtu me targa RKS janë djegur në Zveçan, ndërsa dy të tjerat në Mitrovicë të Veriut.
Unfortunately, I need to reiterate this message. https://t.co/mtZCMlqUxq
— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) March 31, 2023















