Fjalët përfundimtare në rastin “Banjska”, avokati serb tenton të shfajësojë të akuzuarit

Nën masa të larta të sigurisë janë sjell edhe sot në gjykatore të akuzuarit, Blagoje Spasojeviq, Vladimir Toliq dhe Dushan Maksimoviq, të cilët akuzohen për sulmin terrorist në Banjskë në shtatorin e vitit 2023.

Në seancën e sotme kanë filluar të dëgjohen fjalët përfundimtare të avokatëve mbrojtës të të akuzuarve.

Para trupi gjykues ka nisur parashtrimet e tij avokati i Bllagoje Spasojeviqit, avokati Ljubomir Pantoviq i cili po tenton të shfajësojë tre të akuzuarit.

“Si është e mundur që t’i bëhet thirrje gjykatës për respektimin e të gjitha të drejtave ligjore të pandehurve, ndërkohë që në të njëjtën kohë të flitet për aktgjykimin dhe për dënimin më të rëndë të mundshëm”, ka deklaruar ai.

Blagoje Spasojeviq, Vladimir Toliq dhe Dushan Maksimoviq akuzohen për sulmin terrorist të 24 shtatorit të vitit 2023, ku mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku.

Në parashtrimet e tij, para trupit gjykues, prokurori i Prokurorisë Speciale, Naim Abazi ka kërkuar burgim të përjetshëm për të akuzuarit. Ai ka thënë se është vërtetuar se të njëjtit kanë pasur dijeni dhe rol për zhvillimin e këtij sulmi me qëllim të aneksimit të veriut të Kosovës./KP

Gjykimi për sulmin në Banjskë drejt fundit, mbrojtja jep fjalët përfundimtare

Shija e redaktorit

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Të fundit nga rubrika