Fjolla Ferati, artistja që përcjelli traditën shqiptare në Zvicër

Kur arti përdor ngjyrat si gjuhë komunikimi, atëherë veprat artistike kanë fuqi dëpërtuese që arrijnë të reflektojnë në njohjen e vlerave tona edhe nga të huajt. Të njëjtën gjë ka arritur të bëjë edhe ekspozita personale e Fjolla Feratit, e cila përmes punimeve të saj shpalos një pjesë të kulturës sonë në dy qytete të Zvicrës

Një ndër punimet e ekspozitës personale "ANTARIA" të Fjolla Feratit

Artistja nga qyteti i Vushtrrisë, Fjolla Ferati është duke i bërë studimet master në “Vizatim dhe Ilustrim” në Akademinë e Arteve të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”.

Pavarësisht se është e re në moshë, ajo ka filluar qysh herët realizimin e veprave artistike, fillimisht me laps. Këtë teknikë ajo e konsideron si të parapëlqyerën e saj.

Më vonë, Fjolla Ferati ka filluar të merret me pikturë.

Për Portalin Dukagjini, artistja nga Vushtrria ka treguar se deri më tani ka realizuar tri ekspozita personale.

Tri ekspozitat personale të artistes janë “ANTARIA”, e cila u ekspozua në Cyrih dhe Gjenevë të Zvicrës dhe “Into the Ocean”. Kjo e fundit u ekspozua në Qendrën e Kulturës “Hasan Prishtina” në Vushtrri.

Punimet e ekspozitës personale “ANTARIA” të Fjolla Feratit, të cilat u ekspozuan në Cyrih e Gjenevë të Zvicrës

Ekspozita “ANTARIA” që transmetoi kulturën shqiptare në Cyrih

Fjolla për Portalin Dukagjini ka thënë se ekspozita “ANTARIA” është realizuar në kuadër të Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Gjenevë të Zvicrës. Kjo ekspozitë ka qenë e hapur nga data 20 deri më 24 qershor.

“ANTARIA”, e cila u ekspozua në Gjenevë dhe Cyrih, përmban një cikël prej 10 punimesh me motive tradicionale shqiptare.

Punim nga ekspozita personale “ANTARIA”

“Punimet për ekspozitën “ANTARIA” kanë filluar që nga viti 2019 deri në mars të këtij viti, ku e kam përfunduar ciklin e punimeve”, ka thënë artistja Ferati. Ajo ka treguar se kjo ekspozitë ngërthen motivet dhe traditën shqiptare.

Hapja e ekspozitës së Fjolla Feratit është organizuar nga ambasada e Kosovës në Zvicër, e cila i ka dhënë një mirëpritje të ngrohtë artistes nga Vushtrria.

Për hapjen e kësaj ekspozite në vendet e tjera të Evropës, Ferati ka shtuar se është në komunikim me një galeri të Parisit dhe me ambasadorin e Kosovës në Paris për mundësinë e hapjes së ekspozitës atje.

Artistja, e cila artin e shpreh nëpërmjet ngjyrave, ka rrëfyer se përveç Komunës së Vushtrrisë, nuk ka gjetur përkrahje nga institucionet shtetërore, por shpreson se këtë herë nëse mundësohet ekspozimi i ekspozitës në Paris të Francës të ketë ndihmë nga institucionet shtetërore.

Përveç Parisit, artistja shpreson që këtë ekspozitë ta hapë për publikun e gjerë edhe në vende të tjera evropiane.

Punim nga ekspozita personale “ANTARIA”

Ekspozita “Into the Ocean” me punime abstrakte me ngjyra nga thellësia e detit

Më datën 21 korrik të këtij viti, artistja për Portali Dukagjini ka shpalosur punën e saj, duke treguar për një tjetër ekpozitë personale që përbëhet nga punime abstrakte të dimensioneve të ndryshme me ngjyrat nga thellësia e detit.

Punime të ekspozitës personale “Into the Ocean” të Fjolla Feratit

Ekspozita “Into the Ocean” është hapur me rastin e Manifestimit të Ditëve të Diasporës në Vushtrri në Qendrën e Kulturës “Hasan Prishtina”.

“Duke falënderuar kryetarin e Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, për mbështetjen e plotë të mbajtjes së ketij eventi, Kuratorin e Ekspozitës, profesorin e akredituar të Akademisë së Arteve në Prishtinë, njëkohësisht edhe mentorin tim Xhevdet Pantina”, shkruan Fjolla Ferati në llogarinë e saj në Facebook.

Punimet e ekspozitës personale “Into the Ocean”

 

 

Shija e redaktorit

Vetëm në muajin shkurt mërgata ka dërguar 87.9 milionë euro

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, sipas kalendarit të publikimeve, ka prezantuar statistikat për institucionet e tjera financiare për muajin shkurt 2024, të remitancave...

Ndahen 8 milionë euro për 11 komuna

Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal(MAPL), Elbert Krasniqi, ka njoftuar se janë ndarë 8 milionë euro në 11 Komuna. Ministri Krasniqi, bashkë me kryetarët e...

Kosova një hap më afër anëtarësimit në Këshill të Evropës

Komiteti për Politikë dhe Demokraci i Këshillit të Evropës ka miratuar raportin e raportueses për Kosovën, Dora Bakoyannis, ku rekomandohet që shteti ka përmbushur...

Të fundit nga rubrika