Flamuj me Mlladiqin dhe simbole të RS-së, Serbia tenton ta provokojë protestën për UÇK-në në Prishtinë

Një grup i serbëve i orekestruar nga regjimi i Beogradit dyshohet se kishin planifikuar të lëshonin flamuj me përmbajtje nacionaliste nga ajri, gjatë protestës së sotme në Prishtinë, e organizuar me moton “Jo në emrin tim”.

Sipas burimeve të Dukagjinit, bëhet fjalë për flamuj në të cilët ishte paraqitur imazhi i Ratko Mlladiqit, i dënuar për gjenocid, si dhe një flamur tjetër me mbishkrimin e Ushtrisë së Republikës Srpska.

Burimet bëjnë të ditur se grupi dyshohet se kishte planifikuar t’i lëshonte flamujt nga Graçanica drejt zonës ku po mbahej protesta.

Sipas të njëjtave burime, dyshohet se personat që qëndronin prapa këtij plani kishin llogaritur se mjetet kundër dronëve nuk do të mund ta pengonin realizimin e këtij veprimi.

Sipas burimeve, ky veprim dyshohet se ishte planifikuar si një provokim i lidhur me Serbinë dhe jo nga serbët lokal.

Megjithatë, nuk ka konfirmim publik nga Policia e Kosovës për këtë informacion apo për identitetin e personave që dyshohet se qëndronin prapa planit.

Dukagjini ka kërkuar sqarime nga Policia e Kosovës lidhur me këtë rast, por deri në publikimin e këtij raportimi nuk ka marrë përgjigje.

Ndërkohë, gjatë pasdites, në rrugën “Rrustem Hyseni” në Prishtinë është gjetur një mjet i dyshimtë, për të cilin Policia e Kosovës ka thënë se dyshohet se është lëshuar nga ajri. Njësiti për Trajtimin e Mjeteve të Improvizuara Eksploduese ka ndërhyrë dhe e ka trajtuar mjetin në mënyrë të sigurt.

Mjet i dyshuar i lëshuar nga ajri në Prishtinë, Policia jep detaje

Në kutinë ku është gjetur mjeti i dyshuar, sipas informacioneve, kishte edhe një objekt me mbishkrim në alfabetin cirilik.

Protesta “Jo në emrin tim” u mbajt sot në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë kundër aktgjykimit të Dhomave të Specializuara ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika