Flet babai i njërit prej të plagosurve në Shtërpcë: S’e di kë të fajësoj, por nuk po shkon kështu

Babai i njërit prej ta plagosurve në Shtërpcë ka thënë se nuk e di se si ka ndodhur ngjarja, duke shtuar se në vend që të festojë Krishtlindjet, tani ka frikë për jetën e djalit të tij

Zvonimir Stojanoviq, babai i njërit prej dy personave të plagosur në Shtërpcë

Zvonimir Stojanoviq, babai i njërit prej dy personave të plagosur në Shtërpcë, ka thënë se nuk e di se si ka ndodhur ngjarja, duke shtuar se në vend që të festojë Krishtlindjet, tani ka frikë për jetën e djalit të tij.

Ai shtoi se nuk e di kë të fajsojë rreth këtij rasti, po nuk po shkon kështu.

“Më vjen keq që erdhi deri këtu. Është e vështirë, në vend që të jemi në shtëpi këtë ditë, ne jemi këtu në spital ku jemi të shqetësuar për shëndetin dhe jetën e tyre. Nuk e di kë të fajësoj. por nuk po shkon kështu, është vërtet e vështirë”, ka thënë Zvonimir, shkruan një medium serb.

Kurti dënon sulmin ndaj dy qytetarëve të Kosovës në Shtërpcë

Zvonimir shtoi se nuk është i informuar për detajet e ngjarjes, se ka marrë një telefonatë vetëm nga klinika në Shtërpcë dhe se nuk ka informacion për arrestimin e autorit.

Ndërkaq, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar të dyshuarin për plagosjen e dy personave, gjithashtu ata kanë bërë të ditur se kanë konfiskuar armën e zjarrit (pistoletë) me të cilën dyshohet se është kryer vepra penale.

Arrestohet i dyshuari për plagosjen e dy personave në Shtërpcë

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika