Foglia për dënimin e Mustafës: Në asnjë moment nuk është gjykuar UÇK-ja
Kryetarja e trupit gjykues në Gjykatën Speciale, në rastin e Salih Mustafës, Mappie Veldt-Foglia, para shpalljes së vendimit për dënimin e ish-komandantit të UÇK-së, ka thënë se “Në asnjë moment nuk është gjykuar UÇK-ja”. Ajo ka thënë se viktimat që kanë marrë pjesë në procesin gjyqësor kundër Mustafës janë të frikësuar për veten dhe familjarët […]
Kryetarja e trupit gjykues në Gjykatën Speciale, në rastin e Salih Mustafës, Mappie Veldt-Foglia, para shpalljes së vendimit për dënimin e ish-komandantit të UÇK-së, ka thënë se “Në asnjë moment nuk është gjykuar UÇK-ja”.
Ajo ka thënë se viktimat që kanë marrë pjesë në procesin gjyqësor kundër Mustafës janë të frikësuar për veten dhe familjarët e tyre, dhe ende janë të traumatizuar për gjërat që kanë përjetuar.
Salih Mustafa u shpall fajtor për krime lufte, duke u dënuar me 26 vjet burgim.
Prokuroria kishte kërkuar dënim unik prej 35 vjetësh burgim, kurse mbrojtja kishte kërkuar lirimin e tij nga të gjitha akuzat.
Ndryshe, aktakuza ndaj Mustafës ishte konfirmuar më 12 qershor 2020.















