Formimi i Qeverisë: Kurti nuk flet por afatet ligjore fillojnë të rrjedhin pas certifikimit  

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti vazhdon të heshtë sa i përket formimit të qeverisë së re. Njohësit e ligjit e rrethanave politike, thonë se me certifikim duhet të definohen këto gjëra nga fituesi i zgjedhjeve.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Sa herë që është pyetur në lidhje me formimin e qeverisë, thuajse ka pas të njëjtën përgjigje.

“Së pari rezultatet përfundimtare, pastaj certifikimi….”

“Njëherë certifikimi i rezultateve”.

Të enjten, Kurti nuk është ndalur para gazetarëve të cilët kishin interesim ta pyesin për ketë, shkaku i procesit që po shkon drejt fundit.

Naim Jakaj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi thotë që afatet ligjore tashmë janë duke u afruar.

“Presidentja do të duhej në afatin sa më të shpejtë të mundshëm të thërras Kuvendin sepse nuk ka ndonjë arsyeje që ajo të e vonoj, pasi që fituesi dihet, konstituimi i Kuvendit të Kosovës nuk kërkon ndonjë koalicion parlamentar për këtë çështje i takon të propozoj partisë siç është LVV-ja”, ka thënë Jakaj.

Lëvizja Vetëvendosje tahsmë ka konfirmuar se vendimin e Supremes që konfirmoi se nuk kishte parregullsi tek votat me postë, do ta dërgojë për vlerësim në Gjykatë Kushtetuese e madje do të kërkojë masë të përkohshme.

Por, kjo nuk është pengesë sipas Jakajt.

“Kjo ankesë nuk do të thotë që prolongon procesin, por nuk do të thotë që gjykata nuk mund të marrë ndonjë vendim për masë të përkohshme por sipas praktikës që ka ndodh në rastet e tilla nuk merrë gjykata masë të përkohshme”, ka shtuar Jakaj.

Ndërkaq, analisti politik Afrim Kasolli nuk e konsideron të lehtë formimin e qeverisë.

“Në bazë të indikacioneve aktuale duket që situata nuk është shumë shpresë dhënëse nuk kemi pa asnjë lëvizje pozitive politike por premtimeve të Kurtit që ai  të do të bëjë qeverinë, por nuk kemi parë hapa konkret”, ka thënë Kasolli.

Kasolli thotë që as partitë minoritare të cilat nuk janë shumicë serbe nuk janë vota të sigurta, pa përmbushur kërkesat e tyre që veçse kanë nisur.

Ndërkaq, edhe apetitet e partive tjera si PDK, LDK dhe AAK i sheh vështirë të arritshme në rast të një qeverie të opozitës.

Shija e redaktorit

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Të fundit nga rubrika