Francë: Protestat kundër rritjes së moshës së daljes në pension bëhen të dhunshme

Protestuesit dhe policia në kryeqytetin francez, Paris, janë përplasur për gjashtë net radhazi, pasi mijëra protestues dolën në rrugë për të kundërshtuar vendimin e qeverisë për të rritur moshën e pensionit shtetëror nga 62 në 64, pa votim parlamentar

Për gjashtë net me radhë, mijëra francezë në Paris dhe qytete të tjera dolën në rrugë për të protestuar dhunshëm kundër miratimit të reformës së pensioneve, shndërruar tashmë në ligj.

Sipas raportimeve, protestuesit i vunë zjarrin gjithçkaje që gjetën në rrugët e kryeqytetit, Parisit, nga biçikleta e motorë deri te kazanët e plehrave.

Nga sheshi i Republikës e deri te Pallati i Bastijës, mijëra vetë u përballën me policinë që përveç gazit lotsjellës, nisi edhe arrestime, teksa dhjetëra persona u ndaluan për sjellje vandale e dhunë apo shkatërrim prone private.

Ndërkohë 24 orë më parë, presidenti Macron u mbijetoi me vështirësi 2 mocioneve të mosbesimit, kërkuar nga opozita, për shkak të legjislacionit të ri të sistemit të pensioneve, që ka shkaktuar këtë valë pakënaqësie e protestash në të gjithë vendin.

Protestuesit e kanë paralajmëruar shefin e Elize, se nëse nuk tërhiqet nga kjo reformë, do të përballet me protestat e grevat më të forta që do të lëkundin pushtetin e autoritetin e tij, edhe më shumë se protestat e jelekverdhëve 4 vjet më parë.

 

Shija e redaktorit

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Të fundit nga rubrika