Ftesa për PDK-në dhe LDK-në, Jashari: Kurti e ka kuptuar që s’mund të jetojë në iluzione
Analisti Shemsi Jashari ka komentuar ftesën e kryetarit të Vetëvendosjes, Albin Kurti, për kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi dhe kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, për të diskutuar konstituimin e Kuvendit dhe zgjedhjen e kryesisë së tij. Sipas Jasharit, kjo ftesë ka ardhur për shkak të presionit të publikut dhe faktorëve ndërkombëtarë, dhe nuk është një […]
Analisti Shemsi Jashari ka komentuar ftesën e kryetarit të Vetëvendosjes, Albin Kurti, për kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi dhe kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, për të diskutuar konstituimin e Kuvendit dhe zgjedhjen e kryesisë së tij.
Sipas Jasharit, kjo ftesë ka ardhur për shkak të presionit të publikut dhe faktorëve ndërkombëtarë, dhe nuk është një hap i marrë në bazë të vullnetit të plotë të Kurtit.
Pas tetë dështimeve për konstituimin e Kuvendit, Kurti fton në takim Krasniqin dhe Abdixhikun
“Ndonëse nuk është bërë ftesë pre vullnetit, por për shkak të presionit të publikut edhe tash që është bërë e ditur, kush është bllokuesi i themelimit të institucioneve. Kyçja e ambasadave e ka rolin e vet. Zoti Kurti e kuptuar që nuk mund të prishet me të gjithë. Mund të hesht para mediave, t’i shpallen non grata mediat në raport me të. Të prishet me të gjitha subjektet politike, të mos i jap sqarim qytetarit. Të prishet tash me ambasadat edhe pas thirrjeve të tyre. Po besoj që ka kuptuar që nuk mund të jetoj i vetëm në të ishullin iluziv që e ka. Mendoj që duhet të shkojnë krerët e partive. Dhe kërkesat e veta t’i parashtrojnë aty. Nuk pres që me një takim të zgjidhet ky ngërç i krijuar tash sa kohë”, ka thënë Jashari në FIVE të Dukagjinit.
LDK-ja refuzon ftesën e Kurtit për konsultime
Këtë ftesë e ka refuzuar Lidhja Demokratike e Kosovës. Kjo u bë e ditur nga deputetja e LDK-së, Hykmete Bajarami, për Dukagjinin.
“Po, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku ka pranuar një letër nga kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje/deputeti Albin Kurti. Megjithatë, as kryetari Abdixhiku dhe askush nga Lidhja Demokratike e Kosovës nuk do të merr pjesë në këtë takim. Pozita e nënkryetarit të Kuvendit që i takon Lidhjes Demokratike të Kosovës është në bazë të rezultatit zgjedhor, dhe nuk është objekt diskutimi me asnjë parti tjetër. Për me tepër nënkryetarët votohen në pako nga Kuvendi, sipas praktikës së deritanishme”, ka deklaruar ajo për Dukagjinin.















