G7 dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit, priten edhe sanksione tjera

Ministrat e Jashtëm të G7-ës paralajmëruan për sanksione të reja kundër Iranit të premten për sulmin e tij me dron dhe raketa ndaj Izraelit dhe u bëri thirrje të dyja palëve të shmangin një përshkallëzim të konfliktit

Liderët e vendeve të G7-s.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka deklaruar pas mbledhjes në Itali se shtetet e G7-ës dënojnë sulmin e Iranit ndaj Izraelit që ndodhi të shtunën, duke theksuar se ai ishte i paprecedentë si në “përmasa ashtu edhe në shkallë”.

Ai ka theksuar se SHBA-ja ishte e përkushtuar ndaj sigurisë së Izraelit dhe uljes së konfliktit më të gjerë në Lindjen e Mesme.

Blinken ka thënë se G7 është gjithashtu e përkushtuar për të kërkuar llogari nga Irani, duke vënë në dukje se qeveria amerikane njoftoi dje më shumë sanksione ndaj Teheranit.

G7 do të miratojë më shumë sanksione “në ditët në vijim”, ka shtuar kryediplomati amerikan, raporton BBC.

Të premten në mëngjes, Izraeli ka kryer një sulm ndaj Iranit, që duket të jetë si një përgjigje hakmarrëse ndaj një sulmi të fundit të Teheranit.

Izraeli kryen “sulm hakmarrës” kundër Iranit

Blinken ka refuzuar të përgjigjet për sulmin ndaj Iranit, përveçse thotë se SHBA-ja “nuk ka qenë e përfshirë në asnjë operacion sulmues”.

Ai ka theksuar se SHBA dhe G7 janë fokusuar në punën për të ulur tensionet dhe “çdo konflikt të mundshëm”.

Blinken ka shtuar se Izraeli ishte goditur nga një “sulm i paprecedentë” dhe se SHBA-ja është e fokusuar në “të sigurohet që Izraeli të mund të mbrohet”.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika