Gani Geci ndalohet për 48 orë, Prokuroria jep detaje për rastin e kanosjes ndaj Lirim Mehmetajt

Lirim Mehmetaj, gazetar

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se Gani Geci është ndaluar për 48 orë, nën dyshimin për kanosje ndaj gazetarit Lirim Mehmetaj.

Sipas njoftimit të Prokurorisë, i dyshuari dyshohet se e ka kanosur gazetarin për shkak të ushtrimit të detyrës dhe profesionit të tij.

Rasti është duke u hetuar për veprën penale “Kanosja”.

Në kuadër të veprimeve hetimore, janë intervistuar si gazetari Lirim Mehmetaj, në cilësinë e të dëmtuarit, ashtu edhe i dyshuari Gani Geci.

Prokurori i çështjes ka autorizuar Policinë e Kosovës që të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, me qëllim të zbardhjes së plotë të rrethanave të rastit dhe sigurimit të provave relevante për vazhdimin e procedurës.

Në njoftimin e publikuar të martën, Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ritheksuar përkushtimin për mbrojtjen e gazetarëve, garantimin e sigurisë së tyre dhe respektimin e lirisë së shprehjes.

Përplasja ka nisur pas një postimi të Mehmetajt lidhur me deklaratat e Fatos Gecit për ish-presidentin Hashim Thaçi dhe ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Mehmetaj ka deklaruar mbrëmë në Debat Plus se nuk do ta fshinte postimin e tij kritik ndaj deputetit, pavarësisht ndërmjetësimit për pajtim mes familjes Geci dhe familjes së gazetarit.

Ai ka treguar se, pas publikimit të postimit, familjarë të Gecit e kishin kontaktuar dhe i kishin kërkuar ta largonte ose t’ia ndryshonte përmbajtjen. Sipas Mehmetajt, pas refuzimit, ai ishte kërcënuar dhe rastin e kishte raportuar në polici.

“Në mëngjes kam shkuar në polici, e kam raportu rastin. Unë mangup s’jam. Po me ma diktu çka shkruaj, nuk ka shansa, me u rrotullu tokë e qiell. E kam raportuar… kur kam thënë nuk e hjeku, më kanë kërcënuar”, ka deklaruar gazetari.

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika