Mehmetaj thotë se u kërcënua pas postimit për Gecin: Nuk pranoj të më diktohet se çfarë të shkruaj

Gazetari Lirim Mehmetaj ka deklaruar në Debat Plus se nuk do ta fshijë postimin e tij kritik ndaj deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Fatos Geci, pavarësisht ndërmjetësimit për pajtim mes familjes Geci dhe asaj të gazetarit.

Mehmetaj tha se pas publikimit të postimit, familjarë të Gecit e kishin kontaktuar dhe i kishin kërkuar ta largonte ose t’ia ndryshonte përmbajtjen, por ai kishte refuzuar. Sipas tij, pas refuzimit ishte kërcënuar dhe rastin e kishte raportuar në polici.

“Në mëngjes kam shkuar në polici, e kam raportu rastin. Unë mangup s’jam. Po me ma diktu çka shkruaj, nuk ka shansa, me u rrotullu tokë e qiell. E kam raportuar… kur kam thënë nuk e hjeku, më kanë kërcënuar. Iu kam thënë në rregull…”, deklaroi Mehmetaj.

Përplasja kishte nisur pas një postimi të gazetarit lidhur me deklaratat e Fatos Gecit për ish-presidentin Hashim Thaçi dhe ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Mehmetaj i kishte kritikuar këto deklarata, duke pretenduar se deputeti ua kishte atribuar UÇK-së, Thaçit dhe të tjerëve 244 vrasje.

Ndërkohë, Gani Geci kishte njoftuar për një takim pajtimi mes dy familjeve, të ndërmjetësuar nga deputeti Anton Quni dhe Fadil Hadërgjonaj, në restorant në Prishtinë. Sipas njoftimit të tij, palët ishin zotuar që të mos merreshin më me njëra-tjetrën përmes shkrimeve apo paraqitjeve televizive.

Megjithatë, Mehmetaj ka këmbëngulur se nuk do ta largojë postimin dhe se do të vazhdojë të shprehë publikisht qëndrimet e tij ndaj deputetit Geci.

“Në mëngjes kam shkuar në polici, e kam raportu rastin. Unë mangup s’jam. Po me ma diktu çka shkruaj, nuk ka shansa, me u rrotullu tokë e qiell. E kam raportuar… kur kam thënë nuk e hjeku, MË kanë kërcënuar. Iu kam thënë në rregull…”, tha gazetari, duke shtuar se pret që policia të ndërmarrë masa lidhur me rastin.

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika