Gashi: Në sezonin e verës shumica e rasteve të zjarreve shkaktohen nga faktori njeri

Malë Gashi, zjarrfikës

Temperaturat e nxehta, e kanë shtuar punën për zjarrfikësit e Kosovës. Por, shkaktar i zjarreve sidomos në sezonin e verës, del të jetë faktori njeri, të cilët nga pakujdesia dhe padija, po shkaktojnë ndezje të zjarrit sidomos në fusha e male.

Malë Gashi, nga ekipi i zjarrfikësve, ka thënë se në shumicën e rasteve në sezonin e verës në pjesë fushore e malore, janë shkaktuar nga njerëzit të cilët nuk janë treguar të kujdesshëm sa duhet.

“Kohëve të fundit, tash është sezona kur rriten numri i intervenimeve, janë këta muaj që fillon ngritja e këtyre intervenimeve, kjo na përcjell me vite të tëra. Deri më sot ende nuk është konstatua që këto zjarre janë shkaktu nga vetëndezja, apo nga xhamat, të cilët mund të jenë burim i ndezjes”, ka deklaruar Gashi në emisionin “Five”.

Gashi ka bërë të ditur se gjatë vikendit, janë shkaktuar 25 raste të zjarreve, 23 prej tyre kanë qenë nga bari i that dhe ndezja e hamullarëve.

Malë Gashi i ftuar në emisionin “Five”

“Gjatë vikendeve kanë qenë 25 raste, 23 kanë qenë bari i thatë dhe hamullore. Gjatë 24 orëve të fundit, 15 kanë qenë dhe 12 kanë qenë në pjesën fushore- malore, ka thënë Gashi.

Gashi ka theksuar se stafi i zjarrfikësve has shpesh në vështirësi, për shkak të numrit të vogël të personelit dhe të teknikës së vjetruar.

Ai u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që të jenë më të kujdesshëm në mënyrë që të mos ndezën zjarret nga pakujdesia.

“Presim që qytetarët të vetëdisohen, dhe të mos shkaktojnë ndezje të zjarreve, dhe bujqit të mos i ndezin mbetjet, por të mirëmbahen si duhet. Bujqit duhet të dalin t’i livrojnë arat e tyre në mënyrë që fizikisht zjarri të mos mund të depërtojë”, ka deklaruar ai.

Tutje ai ka thënë se përkundër numrit të vogël të personelit, zjarrfikësit janë të gatshëm të intervenojnë çdo herë ku ka rreziqe nga zjarri.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika