Gashi për grevat: Urojmë që qeveria të reflektojë dhe të gjejmë një gjuhë të përbashkët

Nënkryetari i Këshillit Grevist, Ali Gashi për paralajmërimin e grevave ka kërkuar veprime konkrete nga Qeveria e Kosovës, sepse sipas tij qe një vit janë kërkesat e njëjta adresuar kësaj qeverie

Ali Gashi, nënkryetar i Këshillit Grevist në lidhje direkte në emisionin "Five"

Ali Gashi, nënkryetar i Këshillit Grevist për grevat e paralajmëruara nga Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës(BSPK) më 25 gusht, ka kërkuar nga Qeveria që të reflektojë dhe të gjejnë një gjuhë të përbashkët.

Gashi në emisionin “Five“, ka thënë se kërkesat e BSPK janë që të bëhet miratimi i ligjit të pagës dhe të bëhet implementimi i saj ndërsa deri sa të zbatohet të ndahen 100 euro për punëtorët e sektorit privat, po ashtu edhe fillimi i implementimit të sigurimit shëndetësor dhe skemat pensionale të financuara nga shteti.

“Ne kohë pas kohe kemi pasur kontakte të ndryshme me Qeverinë, por ne presim veprime konkrete, sepse qe një vit kemi pasur kërkesat e njëjta”, ka thënë Gashi.

Ali Gashi, në lidhje direkte në emisionin “Five”

Ndryshe, kryetari i BSPK-së, Atdhe Hykolli, ka thënë se më 10 gusht të vitit 2022 kryesia e Sindikatave të Bashkuara të Kosovës kanë mbajtur një mbledhje të jashtëzakonshme për shkak se është përkeqësuar gjendja ekonomike e sociale e të punësuarve të Republikës së Kosovës.

Hykolli iu ka drejtuar qytetarëve për të sqaruar pse BSPK-ja po hyn në grevë.

”Ligji na obligon se sa herë që mbyllen rrugët e tjera të cilat nuk i përmbushin kërkesat tona”, kjo është arsye që po e shpallim grevën ka thënë Hykolli.

“Nuk ia dolëm të ulemi në tavolinën e dialogut social, me partnerin tonë social Qeverinë e Kosovës”, ka përfunduar ai.

BSPK-ja i shpall grevat e përgjithshme më 25 gusht, deri sa të përmbushen kërkesat

Shija e redaktorit

Lansohet platforma e-Komuna, Kurti: Drejt një qeverisjeje digjitale me fokus...

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka organizuar të premten ceremoninë e lansimit të shërbimeve të e-Komuna, e cila është pjesë e platformës shtetërore...

ASK: Në Kosovë s’ka rënie të madhe të numrit të...

Procesi i regjistrimit të popullsisë në Kosovë përfundon këtë të premte, pas fillimit të tij më 5 prill, rezultatet preliminare të të cilit pritet...

Osmani bisedon me homologun gjerman, diskuton rëndësinë e anëtarësimit të...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të martën mbrëma ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Në një postim në rrjetin social "X",...

Të fundit nga rubrika