BSPK-ja i shpall grevat e përgjithshme më 25 gusht, deri sa të përmbushen kërkesat

Nga 25 gushti i vitit 2022 në Kosovë janë shpallur grevat e përgjithshme dhe këto do të zgjasin deri në përmbushjen e kërkesave thonë drejtuesit e Bashkimit të Sindikatavae të Pavarura të Kosovës (BSPK)

Kryetari i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), Atdhe Hykolli, ka thënë se më 10 gusht të vitit 2022 kryesia e Sindikatave të Bashkuara të Kosovës kanë mbajtur një mbledhje të jashtëzakonshme për shkak se është përkeqësuar gjendja ekonomike e sociale e të punësuarve të Republikës së Kosovës.

Hykolli iu ka drejtuar qytetarëve për të sqaruar pse BSPK-ja po hyn në grevë.

”Ligji na obligon se sa herë që mbyllen rrugët e tjera të cilat nuk i përmbushin kërkesat tona”, kjo është arsye që po e shpallin grevën ka thënë Hykolli.

“Nuk ia dolëm të ulemi në tavolinën e dialogut social, me partnerin tonë social Qeverinë e Kosovës”, ka përfunduar ai.

Konferenca për media e BSPK-së, më 18 gusht 2022, Prishtinë

Tutje ai ka treguar se ata kishin shteruar të gjitha rrugët ligjore për realizimin e kërkesave të tyre që sipas Hykollit këto janë të arsyeshme.

Ai ka thënë se qe një vit nuk u plotësuan kërkesat, andaj grevat janë të pashmangshme.

“Duam dhe kërkojmë rritjen e pagave për të gjithë të punsuarit deri sa të miratohet ligji i pagave”, ka shtuar ai.

Ndërsa, Rrahman Jashari nga Sindikata e Arsimit ka thënë se pas një rrugëtimi shumë të gjatë për të arritur diçka me dialog, adminstrata, çerdhet, shkollat dhe universitetet do të hyjnë në grevë.

“Ne urojmë që greva të zgjasë sa më pak”, ka thënë kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jashari.

Shija e redaktorit

Raporti për lirinë e medias vlerësohet alarm për shoqërinë dhe...

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit vendi ynë shënoi rënie për 19 vende në indeksin e lirisë së medieve nga “Reporterët Pa Kufij”....

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Të fundit nga rubrika