Gërvalla e cilëson hap të rëndësishëm forumin ekonomik me Portugalinë

Sot hapet Forumi i parë i Biznesit Kosovë – Portugali, në hapje të këtij forumi do të marrin pjesë ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla-Schwarz, nënkryetarja e kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci dhe nënkryetari i Kuvendit të Portugalisë, Marcos Perestrello.

Sot hapet Forumi i parë i Biznesit Kosovë – Portugali.

Në hapje të këtij forumi do të marrin pjesë ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla-Schwarz, nënkryetarja e kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci dhe nënkryetari i Kuvendit të Portugalisë, Marcos Perestrello.

Gërvalla, përmesa një postimi në “Facebook”, ka shkruar se mbrëmë priti së bashku me ministrin Krasniqi, mënkryetaren e Kuvendit, Saranda Bogujevci, deputeten Mimoza Kusari dhe bashkëpunëtorë tjerë, nënkryetarin e Parlamentit Portugez, Marcos Perestrello dhe 23 përfaqësues të shquar të bizneseve portugeze, të cilat për herë të parë sot marrin pjesë në Forumin Ekonomik mes Kosovës dhe Portugalisë.

Teksa thotë se ky forum është i rëndësishëm në aspektin e forcimit të lidhjeve dhe bashkëpunimit ekonomik mes Kosovës dhe Portugalisë.

“Ky forum shënon një hap të rëndësishëm drejt forcimit të lidhjeve dhe bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve tona. Jam e entuziazmuar për mundësitë që ky bashkëpunim do të sjellë në të ardhmen në zhvillim ekonomik dhe fuqizimin e lidhjeve mes dy shteteve tona.”

Shija e redaktorit

Nora Gjakova fiton medaljen e bronztë në Paris

Nora Gjakova e ka fituar medaljen e argjendtë në Grand Slamin e Parisit, që është e treta nga Franca për Kosovën. Gjakova e fitoi duelin...

Distria e fiton medaljen e bronzt në Grand Slamin e...

Distria Krasniqi ka fituar medaljen e bronztë në Grand Slamin e xhudos që po mbahet në Paris. Xhudistja kosovare fitoi me waz-ari ndaj xhudistet nga...

Shkruan Romeo Çollaku, përkthyesi i romanit “Lugina e lumit Issa”...

Përkthyesi i librit, Romeo Çollaku, ndan me lexuesit historinë e “Lugina e lumit Issa” shkruar nga autori polak Czesław Miłosz. Nga ROMEO ÇOLLAKU Romani Lugina e lumit...

Të fundit nga rubrika