Gërvalla: Është afër faza kur Kosova do të kalojë nga Këshilli Ministror në Asamble Parlamentare të KE-së

Gërvalla ka thënë se është afruar faza kur Kosova do të kalojë nga Këshilli Ministror në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, gjersa, ka shtuar se shpreson që në takimet e ardhshme do të jetë në agjendë çështja e Kosovës, me qëllim që kjo Asamble të merret me çështjen e Kosovës

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla.

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla të premten e 23 dhjetorit ka raportuar në Komisionin për Punë të Jashtme dhe Diasporë lidhur me aktivitetet e MPJD-së gjatë vitit 2022.

Gërvalla ka thënë se është afruar faza kur Kosova do të kalojë nga Këshilli Ministror në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, gjersa, ka shtuar se shpreson që në takimet e ardhshme do të jetë në agjendë çështja e Kosovës, me qëllim që Asambleja Parlamentare e KE-së të merret me çështjen e Kosovës.

Lidhur me anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, ajo ka thënë se nuk ka çfarë të pritet në këtë drejtim dhe ka theksuar se është e nevojshme që të merren me çështjen tonë dhe të dimë obligimet që duhet përmbushur.

“Kemi kaluar etapa të rëndësishme sa i përket anëtarësimit në Këshill të Evropës. Faza kur Kosova do të kalojë nga Këshilli Ministror në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës është afruar shumë. Ne po shpresojmë që në takimet e ardhshme do të jetë në agjendë çështja e Kosovës, me qëllim që më në fund Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës të fillojë të merret me çështjen tonë të dimë edhe ne saktë cilat janë obligimet që duhet t’i përmbushim me qëllim që Kosova të anëtarësohet në Këshillin e Evropës aty ku e ka vendin. Shpresojmë që ky hap të ndodh sa më shpejtë mëqenëse nuk ka çfarë të pritet më në atë drejtim”, ka thënë Gërvalla.

Gërvalla, është shprehur optimiste se në fundin e vitit 2023 Kosova do të anëtarësohet në programin e Partneritetit për Paqe të NATO-s.

Para Komisionit për Punë të Jashtme, ajo ka thënë se nuk ka asnjë njohje të re, megjithatë pohoi se ka lëvizje në këtë drejtim.

“Rekomandim i partnerëve që të aplikojmë fillimisht në Partneritetin për Paqe. Jam optimiste për vitin 2023 për Partneritetin për Paqe dhe shpresojmë se fundi i vitit 2023 do ta gjejë Kosovën anëtare të Partneritetit për Paqe. Sa i përket njohjeve të reja, nuk kemi asnjë njohje të re në tavolinë, por ka lëvizje. Nuk mund t’i shpërfaq hapat këtu. Ka pasur fushatë për ç’njohje nga Serbia por nuk kemi informata se është tërhequr ndonjë njohje. Serbia po mundohet të josh me armatime”, është shprehur Gërvalla.

Ndërkaq, e pyetur për përqendrimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës gjatë vitit 2022, ajo ka theksuar se MPJD ka qenë e fokusuar më shumë në rritje të marrëdhënieve bilaterale me shtetet tjera, marrëdhënieve diplomatike si dhe krijimin e aleancave të ndryshme.

“Puna e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës gjatë vitit 2022 ka qenë e përqendruar në anëtarësimin në Organizata Ndërkombëtare, rritjen e marrëdhënieve bilaterale me shtetet me të cilat kemi marrëdhënie bilaterale, rritjen e marrëdhënieve diplomatike me shtetet me të cilat kemi njohje por, që nuk kemi marrëdhënie diplomatike apo tjera dhe natyrisht ka qenë e përqendruar në njohje të reja, krijimin e aleancave të ndryshme”, ka shtuar Gërvalla.

Lidhur me aktivitetet e MPJD-së, Gërvalla i ka cilësuar pozitivisht, pasi sipas saj ka pasur takime të shumta me shtetet aleate, gjë e cila ka shtuar se ndikon në zhvillim ekonomik.

“ Ka pasur një shkëmbim të jashtëzakonshëm me shtetet aleate gjatë këtij viti , gjatë muajve të fundit ka pasur shumë vizita të ndryshme të niveleve të larta, ka pasur edhe nga ana jonë në shtete të ndryshme, ka më shumë bisedime, më shumë negociata, që gjitha këto manifestohen në zhvillim në ekonomi”, ka bërë të ditur Gërvalla.

Për anëtarësimin në Organizata Ndërkombëtare, Gërvalla ka thënë se aplikimi i Kosovës për anëtarësim në BE në dhjetor të këtij viti, ka qenë hap i rëndësishëm drejt rrugës euro-atlantike.

“ Kemi aplikuar në Këshillin e Evropës për anëtarësim tani në dhjetor për BE dhe Kryeministri e ka kumtuar që në 2023 do të aplikojmë për Partneritet dhe Paqe, këtë e konsiderojmë hap të rëndësishëm drejt rrugës euro-atlantike” , ka shtuar Gërvalla.

Ndër të tjera, Gërvalla ka folur njashtu edhe për anëtarësim në Bashkim Evropian që ka thënë se  është dorëzuar kërkesa ashtu siç kërkohet. Ndërsa, ka shtuar se duhet të jemi të vetëdijshëm që është një proces në të cilin gjatë rrugës mund të hasen shumë sfida.

“Më në fund kemi dorëzuar kërkesën tonë për anëtarësim në BE me shpresën që procesi nuk do të zgjasë shumë, jemi të vetëdijshëm që është proces plotë sfida, por konsiderojmë që pas konsultimeve me aleatët është e pamundur të anëtarësohemi pa e bërë hapin e paraqitjes së kërkesës për anëtarësim në BE”, ka përfunduar Gërvalla.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika