Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka reaguar sot pas vrasjes së dyfishtë që ndodhi dje në Livoç të Ulët të Gjilanit, ku një burrë dyshohet se vrau bashkëshorten dhe vëllain e saj.
Përmes një postimi, Gërvalla ka shprehur dhimbjen dhe indinjatën për rastin, duke theksuar se institucionet dhe shoqëria nuk duhet të presin që të ndodhin vrasje të tjera për të reaguar.
“Nuk guxojmë të presim që gratë të vriten për të reaguar. Detyrimi ynë është të veprojmë, të parandalojmë dhe të bëjmë gjithçka që është në dorën tonë që tragjedi të tilla të mos përsëriten kurrë”, ka shkruar ajo.
Gërvalla e ka cilësuar vrasjen e grave si krim të rëndë, duke theksuar se shoqëria ka detyrim të parandalojë tragjedi të tilla.
“Vrasja e grave është krim, aq i rëndë dhe i tmerrshëm sa asnjë shoqëri nuk mund ta trajtojë si të pashmangshëm atë që ka detyrim ta parandalojë”, ka shkruar Gërvalla.
Vrasja e dyfishtë në Gjilan, Policia bastis pronat e të dyshuarit dhe gjen armë pa leje