Gjenden mbetjet mortore të gjashtë personave në Prekaz, dyshohet se janë nga lufta e fundit

Policia e Kosovës ka njoftuar se të premten ka gjetur mbetje mortore të gjashtë personave në Prekaz të Poshtëm të Skenderajt, që dyshohet se i përkasin luftës së fundit në Kosovë

Foto Ilustruese

Policia e Kosovës ka njoftuar se të premten ka gjetur mbetje mortore të gjashtë personave në Prekaz të Poshtëm të Skenderajt, që dyshohet se i përkasin luftës së fundit në Kosovë.

Sipas njoftimit të Policisë, mbetjet mortore dyshohen se i përkasin trupave të zhdukur gjatë luftës së fundit.

Më 9 nëntor janë gjetur skelete të tre trupave, ndërsa gjatë gërmimeve në atë lokacion ditëve në vijim janë hasur gjetje edhe të tre personave të tjerë.

“Më 9 nëntor 2023 janë gjetur skelete të tre trupave. Hulumtimet kanë vazhduar edhe ditëve në vazhdim, kështu me 20, 21 dhe 24 nëntor 2023 janë hasur gjetje edhe të tre personave të tjerë. Pra, gjatë gërmimeve në këtë lokacion janë gjetur dhe më pas janë tërhequr nga ekipet e Institutit të Mjekësisë Ligjore gjithsej trupa (gjetje eshtërore) të gjashtë personave që dyshohet të jenë trupa të zhdukur gjatë luftës së fundit”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Hulumtimet në këtë lokacion konsiderohen të mbyllura për institucionet e përfshira në këtë rast, “por puna në koordinim dhe bashkëpunim mes këtyre do të vazhdojë duke trajtuar çdo informacion që do të ofrohet me qëllim të zbardhjes së rasteve tjera”.

Përsëri gjenden mbetje mortore në Prekaz

Ndryshe, më 9 nëntor, Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur ka njoftuar se gjatë gërmimeve që kanë bërë në fshatin Prekaz të Skenderajt, kanë hasur në mbetje mortore/eshtra, që thuhet se gjithashtu mund të jenë të personave të zhdukur.

Mbetjet mortore të një personi të gjetura më 9 nëntor, dyshohet se është vrarë në masakrën e Polacit, ndërsa kërkimet nga ekipet e mjekësisë ligjore, Policisë dhe Prokurorisë së EULEX-it po vazhdojnë me shpresën se trupat e viktimave të tjera të vrarë gjatë luftës.

Përveç në Kosovë, gërmimet për gjetjet e personave të zhdukur gjatë luftës, tashmë kanë rinisur edhe në Serbi në lokacionin Shtavajl.

Këtë e ka konfirmuar për Dukagjinin, kryesuesi i komisionit qeveritar për personat e zhdukur, Andin Hoti, i cili thotë se tashmë ekipet e Kosovës kanë nisur punën atje.

Shteti serb kishte ndërprerë gërmimet në Serbi gjatë vitit 2021 në këtë vend dhe që atëherë, institucionet e Kosovës kishin kërkuar që të lejoheshin gërmimet në vendet ku dyshohet të ketë varreza masive, por një gjë e tillë nuk kishte ndodhur.

Në Kosovë janë ende mbi 1 mijë e 600 persona të zhdukur që nga përfundimi i luftës.

Shija e redaktorit

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Reporterët pa Kufij: Kosova shënon përparim në lirinë e medias

Kosova ka shënuar përparim në lirinë e medias, sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij, duke u renditur në vendin...

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Të fundit nga rubrika