Gjendet e vdekur një grua në Ferizaj, policia nis hetimet
Një grua, shtetase e Serbisë, është gjetur e vdekur të premten në Ferizaj. Policia në raportin 24-orësh ka njoftuar se ajo ishte paciente dhe lidhur me rastin ka nisur hetimet. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore. “Policia është informuar se pacientja femër shtetase […]
Një grua, shtetase e Serbisë, është gjetur e vdekur të premten në Ferizaj.
Policia në raportin 24-orësh ka njoftuar se ajo ishte paciente dhe lidhur me rastin ka nisur hetimet.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.
“Policia është informuar se pacientja femër shtetase e Serbisë është gjetur pa shenja jete. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport.















