Gjendet fëmija i humbur në Gjilan – SHKKSH falënderon qytetarët dhe institucionet
Shoqata e Kosovës për Kërkim-Shpëtim (SHKKSH), ka njoftuar se operacioni i kërkimit në Gjilan ka përfunduar me sukses dhe se fëmija i zhdukur është gjetur dhe ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore. Në njoftimin e bërë, SHKKSH ka falënderuar të gjithë qytetarët, vullnetarët dhe institucionet që u mobilizuan dhe dhanë ndihmën e tyre gjatë këtij […]
Shoqata e Kosovës për Kërkim-Shpëtim (SHKKSH), ka njoftuar se operacioni i kërkimit në Gjilan ka përfunduar me sukses dhe se fëmija i zhdukur është gjetur dhe ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.
Në njoftimin e bërë, SHKKSH ka falënderuar të gjithë qytetarët, vullnetarët dhe institucionet që u mobilizuan dhe dhanë ndihmën e tyre gjatë këtij operacioni të rëndësishëm.
“Bashkë treguam edhe një herë fuqinë e solidaritetit dhe përkushtimit”, thuhet ndër të tjera në njoftim.
Operacioni i kërkim-shpëtimit mobilizoi forca të shumta në terren.















