Gjendet një foshnjë e pajetë në mbeturina në Prishtinë, Policia jep detaje
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në Prishtinë, ku një foshnje e porsalindur është gjetur pa shenja jete pranë një deponie mbeturinash në rrugën “Qëndresa”. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, ka bërë të ditur se informata për rastin është pranuar rreth orës 11:00. “Sot rreth orës […]
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në Prishtinë, ku një foshnje e porsalindur është gjetur pa shenja jete pranë një deponie mbeturinash në rrugën “Qëndresa”.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, ka bërë të ditur se informata për rastin është pranuar rreth orës 11:00.
“Sot rreth orës 11:00, policia ka pranuar informatën lidhur me dyshimet për një foshnje të braktisur në afërsi të deponisë së mbeturinave në rrugën ‘Qëndresa’ në Prishtinë. Të gjitha njësitë relevante policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, po ashtu edhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatuar se foshnja e porsalindur është pa shenja jete. Përderisa trupi i pajetë i foshnjës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore, policia në koordinim me prokurorin e shtetit, me seriozitet është duke u trajtuar rastin dhe ka iniciuar një hetim mbi vdekjen”, ka njoftuar Borovci.
Një foshnje e porsalindur gjendet në qese mbeturinash në Prishtinë, Prokuroria nis hetimet
Nga Prokuroria Themelore në Prishtinë kanë konfirmuar se janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore.















