Gjendet një person i vdekur pranë lumit në Pejë

Në fshatin Lutogllavë të komunës së Pejës, të premten gjatë ditës është gjetur një person pa shenja jete, rasti cilësohet ‘Hetim i Vdekjes’

Ilustrim

Një person është gjetur të premten pa shenja jete pranë lumit në fshatin Lutogllavë të Pejës.

Rastin për Dukagjinin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

Ndërsa, vdekjen e tij e ka konfirmuar ekipi mjekësor.

“Sot rreth orës 14:20, Policia është informuar se në fshatin Lutogllavë-Pejë, një person është i shtrirë pranë lumit. Njësitë relevante menjëherë kanë dalë në vendngjarje, gjithashtu edhe ekipi mjekësor i cili ka konstatuar se personi i shtrirë është pa shenja jete”, ka thënë Rugova.

Gjithashtu, ai ka bërë të ditur se me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion, dhe rasti cilësohet ‘Hetim i Vdekjes’.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika