Ministria e Jashtme e Gjermanisë ka lëshuar ​​një paralajmërim të dielën e 15 tetorit, duke këshilluar urgjentisht qytetarët e saj që të mos udhëtojnë në Izrael, territoret palestineze dhe Liban.

Në këtë paralajmërim thuhet se Ministria u ka kërkuar gjermanëve tashmë në këto zona që të regjistroheshin në qeverinë gjermane.

Tutje thuhet se situata vazhdon të jetë “jashtëzakonisht e paqëndrueshme”, raporton CNN, përcjellë Dukagjini.

“Ekipi i krizës i qeverisë po monitoron situatën në terren nga shumë afër”.