Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk është paraqitur në Prokurorinë Speciale në orarin e caktuar për të dëshmuar lidhur me çështjen e rezervave shtetërore.

Gjykata Themelore në Prishtinë e kishte urdhëruar atë që të martën, më 4 shkurt, në orën 10:00, të paraqitej si dëshmitar.

Megjithatë, në këtë kohë, sipas agjendës zyrtare të paralajmëruar, Kurti ndodhet në Gjilan, ku do të marrë pjesë në ceremoninë e vendosjes së gurit themeltar të një çerdheje të re.