Gjykata Speciale arreston sërish Isni Kilajn

Ish-komandanti i UÇK-së, Isni Kilaj, është arrestuar sërish nga Gjykata Speciale, shtatë muaj pasi ishte liruar me kushte të rrepta

Gjykata Speciale ka arrestuar të enjten ish-kryetarin e Komunës së Malishevës, Isni Kilaj.

Lajmin për Dukagjinin e ka konfirmuar djali i tij, Blend Kilaj.

Ai ka thënë se arrestimi i babait të tij ka ndodhur rreth orës shtatë të mëngjesit, dhe se nuk e di se për çfarë motivi është arrestuar babai i tij tani.

“Babai im u arrestua sot në orën 7 të mëngjesit. Nuk na thanë arsyet pse. E dërguan në EULEX për ta transferuar në Hagë”, ka thënë djali i Kilajt.

Kilaj ka qenë ish-komandant i UÇK-së dhe i njëjti ishte arrestuar edhe më parë nga kjo Gjykatë më 2 nëntor 2023.

Në nëntor të vitit 2023, Kilaj u arrestua nga Dhomat e Specializuara në Hagë, nën dyshimet për veprat penale që kanë të bëjnë me pengimin e drejtësisë.

Ai u lirua më 15 maj 2024, me “kushte të rrepta”, në bazë të vendimit të gjykatësit të vetëm të Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) të datës 3 maj 2024.

Lirimi i tij me kusht është mundësuar pas dhënies së dorëzanisë prej 30.000 eurosh.

Shija e redaktorit

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Të fundit nga rubrika