Gjykata Themelore në Pejë merr vendim për lirimin e vilave të sekuestruara në Brezovicë

Gjykata Themelore në Pejë ka bërë të ditur se është hedhur si e pasafatshme kërkesa e Prokurorisë Themelore në Ferizaj për masë të përkohshme për sigurimin e vilave të sekuestruara në tetor të vitit të kaluar në Brezovicë

Pamje nga aksioni në Brezovicë 11, tetor 2022. RTV Dukagjini

Gjykata Themelore në Pejë ka bërë të ditur se ka hedhur poshtë kërkesën e prokurorit, Rasim Maloku për caktim të masës së sigurisë për vilat e sekuestruara në tetor të vitit të kaluar në Brezovicë.

Këtë e ka bërë të ditur për Portalin Dukagjini, zëdhënësja e Gjykatës së Pejës, Tringa Zhuti.

“E konfirmojmë se me Urdhrin e Gjykatës Themelore në Pejë UGJK.nr.161/22, të datës 06.07.2023, është hedhur si e pasafatshme kërkesa e Prokurorisë Themelore në Ferizaj për masë të përkohshme për sigurimin e pasurisë së sekuestruar. Është marrë vendim për lirimin e tyre dhe të njëjtat do t’u kthehen pronarëve”, ka thënë Zhuti.

Ndryshe, aksioni për sekuestrimin e rreth 100 objekteve në Brezovicë nisi më 11 tetor.

Prokurori i rastit të Brezovicës, Rasim Maloku kishte deklaruar se objektet e sekuestruara në Brezovicë ishin në pronësi të politikanëve, biznesmenëve dhe qytetarëve të tjerë, të cilat gjendeshin në zonën e dytë të Brezovicës, në Parkun Kombëtar “Sharri”.

Në këtë zonë nuk lejohet ndërtimi.

“Raportet e pranuara lidhur me këtë rast nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Rënda në Prishtinë dhe nga Agjencia Kadastrale e Kosovës dhe Departamenti për Menaxhim i Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit, vërtetojnë se në këtë zonë, janë të ndërtuara rreth 100 objekte në kundërshtim me Ligjin për Parkun Kombëtar ‘Sharri’ si dhe Planin Hapësinor për Parkun Kombëtar ‘Sharri’ të aprovuar nga Kuvendi i Kosovës”, thuhej në njoftimin e Prokurorisë së Ferizajt.

Rasti gjyqësor Brezovica është iniciuar në dhjetor të vitit 2021, ku deri më tani janë arrestuar dhjetëra persona.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika