Në prag të thirjes për dëshmi të Momir Bullatoviqit udhëhqesit të popullit malzez në Republiken Federale të Jugoslalvisë (RFJ), për gjatë vitit 1990 i cili ishte ftuar si dëshmitar pro Millosheviqit në Tribunalin e Porokurosisë Nërkombëtare për krimet e kryera në ish Jugosllavinë, tërë javën para vdekjes së tij, Millosheviqi e kishte kaluar kohën me Bullatoviçin duke u përgaditur bashkë për dëshmin e tij. Mbrëmjen e së premtes 10 mars 2006, Bullatoviqi ishte larguar nga burgu pasi që kishte punuar tërë diten me Millosheviqin. Por, të nesrmen me mengjes, Millosheviqi njohur me nofken nga revista Times, si kasapi i Ballkanit u gjet i vdekur në qelinë e tij në Hagë. Në regjistrat e burgut të Hagës ishte shkruar se njeriu i fundit që u takua me të ishte shoku i tij me besnik në karrieren polititike M.Bullatoviç. Sipas raportit të OKB-së, Millosheviqi kishte pësuar vdekje natyrale, sipas raportit mjekisor të Spitalit të Odenses në Danimarkë doli se në gjakun e S.Millosheviqit ishin gjetur gjurmë të rifarmacinës një ilaq që nuk ishte i përshkruar zyrtarisht nga mjeket që kujdesishin për shëndetin e tij. Raporti i mjekut Stojiljkoviç tregonte se rifarmacina mund të kishte ndërvepruar me ilaqet e tjera që ishin përshkruar Millosheviqit për të kontrolluar tensionin e lartë, dhe kjo mund të ketë qenë arsyja pse këto ilaqe nuk kishin pasur efekt. Kështu, me vdekjen e parakohëshme të Millosheviçit në vitin 2006 procesi i tij mbeti papërfunduar, dhe kësisoji objektivat kryesore të drejtësisë dhe të drejtës penale, si ndëshkimi, drejtsia për viktimat dhe parandalimi, nuk arritën, dhe për me keq Serbia nuk u dënua si shtet kryesorë për lufëtrat dhe gjenocidin e shkaktuar ndaj popujeve jo serb në Ish Jugosllavi, ndonëse ishin dënuar shumë politikanë dhe ushtarak serb për krime lufte nga Tribunali i Hagës.
Serbia fsheh faktet para TPN J-së për krimet e kryera në luftrat e ish Jugosllavisë
Serbia vazhdonte të mos i dorzojë gjitha dosjet në Tribunalin e Porokurosisë Nërkombëtare për Jugosllavinë, si dhe arkivi gjyqësor ndaj Millosheviqit në TPNJ nuk është i plotë dhe nuk përmban të gjitha dokumentet që TPNJ-ja i kërkoi Serbisë, veçanerisht dokumentet e mbledhjeve të Këshillit Suprem të Mbrojtjes, si Komitetit për Kosovën, të cilat dokumente provonin krimet e kryera nga shteti serb me në krye Millosheviqin si udhëheqësin e mbarë popullit serb për një dekad rresht.
Pas rënies së regjimit të Sllobodan Millosheviqit në vitin 2000, elitat shetrore të Serbisë kanë bërë përpjekje të mëdha për të mbajtur larg gjykatave prova që, sipas llogaritjeve të tyre mund të implikonin vet serbinë para Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtesisë, si palë kryrjen e gjenocidin në Bosnje Hercegovinë. Kushti i vendosur nga Beogradi që disa pjesë provave të rëndsishme në veqanti dokumentet e Këshillit Suprem të Mbrojtjes të mbrohen nga prezantimi i tyre para publikut, pati për arsyetim sigurinë kombëtare Serbisë.
Në fund qasja e fshejes së provave nga Serbia u shpërblye sipas dëshmieve të kohës, pasi në vitin 2007, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtesisë liroi Serbinë si shtet për gjenocid në Bosnje Herzegovinë. Pra, Serbia duke mos qenë e detyraur ti sjell gjitha dokumentet e krimeve në luftë, disa prej tyre i fshehi mirë dhe nuk dorzoi asniher para TPNJ-së, i mbrojti interesat serbe me përpikmëri para GJND-së.
Historia tregon se shtet rrallher janë në gjendje të pranojnë krimin dhe gjenocidin, në rastin e Serbisë mos bashkëpunimi me Tribunalin e Hagës për krime lufte dhe Gjykaten Ndërkombëtare Drejtesisë, të paktën për tri arsyje : Së pari, shteti i akuzuar dhe i gjetur ligjerisht përgjegjës për shkelje të Konventës mbi Gjenocidin në GJND, ka të ngjarë të detyrohet të paguaj shuma të majme si dëmshpërblim për palën e dëmtuar në luftë. Së dyti, dokumenteimi nga gjykata se një
shtet ka kryer gjenocid bëhet dokumentacion i përhershem historik, çka do të njëlloste
përgjithëmonë atë shtet. Së treti, mospranimi i krimeve nga një regjim i mëparëshëm që i ka kryer krimet e lë regjimin pasardhës të ndjek objekltiva gjeopolitike të papërfunduar që
pararëndsit e tij nuk arriten të relizojnë, në gjithë kryrjen e krimeve çnjerzore në masë. Nisur nga proceset gjysore të marra nga TPNJ-ja ndaj autoreve serbë të krimeve, mund të arrihet në përfundim se se Serbia ia ka dalë me sukses të kontrollojë daljen e provave të krimeve në masë që mund të ngarkonin Serbinë dhe zyrtaret e saj të lartë për kryrje të gjenocidit në B.H, si para TPNJ-së, si para GJND-së. Një rezultat i tillë gjyqsor krijon një “histori ligjore”, që asnjë individ në Serbi qoftë ky politikan apo ushtarak nuk është denuar për gjenocid.
Pra, Serbia ka kontrolluar njëkohësisht edhe dëmin historik, pasi ajo në këtë mënyrë ajo morri në dorë rishkrimin e historisë së luftërave në Bosnje Herzegovinë dhe Kosovë, aq më tepër që këto vende të reja nuk ishin të përgaditura për këtë lloj dueli të pas konfliktit me Serbinë. Ndërsa, këto dy shtete të vogla B.H dhe Kosova kujtonin se tashmë e gjithë bota e dinte se kush ishte viktima dhe agresori, Sërbia përdori hapsirën kohore për të dokumentuar prej më shumë se njëzet vjet për të dëshmuar historinë sipas nevojave të saj politike, pra, qëllimisht Serbia krijoji kundër narrativën, të cilat nga imazhi “bardh e zi” i agresorit dhe viktimës krijua një imazh “gri” në cilin kishte viktima, përfshirë kriminelë nga gjitha anët. Kështu Serbia del më histori më të pastërt sesa meriton, dhe një pozitë më të mirë për të vazhduar me ideologjinë e njësimin e gjithë serbeve brenda botës dhe shtetit serb. Serbia Millosheviqin e largoi nga lokomotiva por treni nuk është ndalur, një pjesë e elitës së sotme serbe në krye me presidentin Vuçiq, dhe vartsit e tij si Daçiq dhe Vulin akoma mendojnë se projekti serb është një projekt i pa përfunduar dhe rreken
me ndryshim kufijesh në pjesen peredimore të Serbisë, për të bashkuar Republika Serpsken me Serbinë, si dhe mundsisht gjatë bisedimeve me për statusin e Kosovës, Serbia të marr pjesen veriore të saj, apo thënë nryshe të sigurojë një autonimi të plotë për serbet e Kosovës.
Roli i Bashkësisë Ndërkombëtare karshi projektit të Serbisë së Madhe
Përfundimi më alarmant, në vështrim të parë mund të jetë që, edhe pse bashkësisë ndërkombëtare e kuptoi rrezikun për krijimin e shtetit të madh serb, kjo nuk i pengoi ata që për projekti të gjente nifarë mbështetje gjatë luftës në B.H dhe pjesrisht në Kosovë me infulencen qe ju la Serbisë pas vitit 1999 në Veriun e Kosovës. Kjo mbështetje nuk qe rezultat i menjhershem i krijimit të Serbisë së Madhe, por kjo qe pasojë direkte e qendrës së vendosjes së bashkësisë ndërkombëtare ndaj krijimit të Bosnje Herzegovinës si shtet njësuar mysliman në zemër të Evropës. Kjo të shpie në përfundimin e mundëshm se bashkësisa ndërkombëtare ka vendosur më mirë të lejojë një projekt të tillë të dhunëshem politik, por të krishter, që ka sjell luftëra e gjakderdhje, si kundërpeshë për të krujuar në Evropë të entiteteve të forta muslimane me territor kompakt “Transfersalaja e gjelbër”, nga Bosnje Hercegovina përmes Kosovës dhe Shqiperisë dhe Maqedonisë Veriore drejt Turqisë. Para fillimit të konfliktit në Bosnje Herzegovin përfaqsuesit e bashkësisë ndërkombëtare vendosen mbështeten politiken e ndarjes territoriale të B.H në vija
etnike. Dhe ishte pikrisht Evropa ajo që mbështeti konkluzionet e takimit të Karagjorgjevos 1991 ndërmjet Millosheviqit dhe Tuxhmanit sepse kjo e fundit nuk ishte e gatshme të pranonte një Bosnje Hercgovonië muslimane të njësuar në qendër të saj. Dëshmi për këtë mbështetje janë edhe fjalët e Millosheviqit, negociatori dinak në emër të gjithë serbëve në Dejton, rralhher përdori fjalë nënqmuese për ndonjë grup etnik. Në vend të kësaj, ai parapelqeu të fliste për kërcnimin e sundimit fashist islamik global, dhe fjalet e tij pasqyronin mendimin privat të disa politikaneve perëndimorë, të cilit sipas shpjegimit të presidentit Klinton në librin e tij “Jeta Ime”, e kundërshtonin hapur krijimin e një shteti musliman në zemër të Evropës.
Prara së gjithash, duhet cekur se përfundimet strategjike të bashkësisë ndërkombëtare në Bosnje Hercegovinë, dhe Kosovë për ndarje etnike si zgjidhje për organizimin politik tregojnë se politika përndimore e udhëhequr nga qeveritë e tyre tregoi qendresë ndaj krijimit të një shteti musliman në zemër të Evropës, mund të gjejë mbështetje, do thoshin disa, në ndarjet e brendshme territoriale të Bosnje Hercegovinës dhe Kosovës së pas luftës me shumicë muslimane. Nisur nga trajtimi i Serbisë nga bashkësia ndërkombëtare, është ironi të thuhet se puna e TPNJ-së nuk mund të kritikohet si shembull i “drejtesisë së njëanshme të fituesit” sepse ajo gjykoi indvid nga të gjitha palët në konflikt. Megjithatë qe Sërbia ajo që filloi luftën dhe e humbi, luftoi për “drejtësin e krimineleve”, dhe, megjithëse, është shteti me numrin më të madh të krimineleve të përndjekur nga Tribunali i Porokurosisë Nërkombëtare për ish Jugosllavinë, në fund ajo përfitoi nga krimet e luftës, sepse ruajti territorin e Republika Serpskes, ende ka kontroll dhe influencë në Veriun e Kosovës, duke thurrur plane ndaj bashkësisë ndërkombëtare për të ja marr atë pjesë Kosovës, ose për të siguaruar një autonomi të madhe për popllin serb i cili jeton në Kosovë.