Në seancën gjyqësore të së hënës janë deklaruar të pafajshëm ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, dhe deputetët tjerë Vetëvendosjes (VV), Salih Zyba, Drita Millaku dhe Fitore Pacolli.

Sveçla, Millaku dhe Zyba thanë se nuk e ndiejnë veten fajtorë.

Po ashtu edhe Pacolli, e cila ka thënë se ka vepruar në përputhje me betimin që ka dhënë si deputete.

Në fillim të seancës gjyqësore, Gjyqtari ka vendosur se vepra “Pengim i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare” është jashtë kohës së parashkrimit.

Gjyqtari ka deklaruar se vepra penale “Pengim i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare” pretendohet se është kryer më 21 mars 2018, kurse parashkrimi ka arritur më 21 mars 2024.

Vepra penale jashtë kohës së parashikimit ndodh kur një gjyqtar ose organ gjyqësor vendos se një veprim nuk është i dënuar sipas ligjit për shkak të kalimit të afatit të parashikuar për ndëshkimin e saj.

Megjithatë, gjykimi vazhdon për veprën penale “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm”.

Sveçla dhe deputetët e VV, Fitore Pacolli, Drita Millaku dhe Salih Zyba, janë akuzuar për të hedhur gaz lotsjellës në seancën e datës 21 mars 2018.

Shtyhet seanca ndaj Sveçlës dhe deputetëve të VV-së të akuzuar për gazin lotsjellës

Shtyhet përsëri seanca ndaj Sveçlës dhe deputetëve të VV-së

Kujtojmë se, seanca e  6 shkurtit, 28 shkurtit dhe ajo e 1 marsit ishin shtyrë në mungesë të të akuzuarve Millaku dhe Pacolli.

Prokuroria Themelore kishte ngritur aktakuzën në Prishtinë më 29 korrik 2019.

Hedhja e gazit lotsjellës kualifikohet si përdorim i armës apo i mjetit të rrezikshëm, dënueshmëria e të cilit është nga 1 deri në 8 vjet burgim.