Gjyshinca: Pritet të ketë veprime në Veri, barrikadat nuk do të normalizohen

Deputeti i LVV-së, Gazmend Gjyshinca ka thënë se Serbia është ekspozuar me veprimet e saj kohëve të fundit dhe për një gjë të tillë, Gjyshinca ia lë meritat Qeverisë Kurti. Krahas kësaj, ai ka treguar se KFOR-i pritet të ndërmarrë veprime lidhur me situatën në Veri të Mitrovicës dhe se koordinimi me aleatët ndërkombëtar nuk ka munguar në procesin e aplikimit të Kosovës në BE

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Gazmend Gjyshinca





Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Gazmend Gjyshinca ka thënë se pritet që trupat e KFOR-it të veprojnë së shpejti në Veri, aty ku tash e disa ditë po qëndrojnë barikadat.

I ftuar në “Five” të RTV Dukagjini, Gjyshinca ka thënë se Serbia është ekspozuar me veprimet e saj kohëve të fundit dhe për një gjë të tillë, Gjyshinca ia lë meritat Qeverisë Kurti.

“Është ekspozuar në mënyrë të jashtzakonshme Serbia, ditëve të fundit. Dhe po e shihni kritikën, presionin që po bie nga BE-ja dhe SHBA-të… unë mendoj që kjo ka qenë nga vendimet taktike dhe të duhura të kësaj qeverie”, ka deklaruar ai.

Krahas kësaj, deputeti Gjyshinca ka thënë se priten veprime të KFOR-it për barikadat që po zënë  vend në Veri tash e sa ditë.

“Ka një punë që po bëhet nga Qeveria e Kosovës bashkë me trupat e KFOR-it dhe padyshim që, prej asaj ç’ka di un, pritet që së shpejti të ketë veprime atje”, ka thënë Gjyshinca gjersa ka theksuar se “Barikadat nuk do të normalizohen”.

Kosova ka nënshkruar aplikimin për anëtarësim në Bashkimin Evropian, të mërkurën e 14 dhjetorit.

Krerët e shtetit, presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti dhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, kanë marrë pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të aplikimit. Ndonëse nuk parashihej e nevojshme që një aplikim i tillë të nënshkruhej nga të tre, Gjyshinca thotë se një veprim i tillë i shton aplikimit një legjitimitet.

“Nënshkrimi që është bërë sot nga të gjithë përfaqësuesit e institucioneve kryesore, pra nga lidershipi i shtetit, i jep një legjitimitet të jashtzakonshëm këtij akti dhe mendoj se duhet parë vetëm këtë formë”, ka deklaruar ai.

Krahas kësaj, ai ka theksuar se në një proces të tillë nuk ka munguar as koordinimi me partnerët ndërkombëtar.

“I gjithë procesi që nga dita e parë, është bërë në koordinimin me shtetet tona partnere. Edhe zyra e zëvëndëskryeministrit Bislimi  poir edhe e akterëve të tjerë të Kosovës duke filluar nga presidenca, kryeministria, qeveria, i kemi  njoftuar institucionet homolge që Kosova do t’a dorëzojë këtë kandidaturë për statusin e antarit të BE-së… përtej kësaj, ka pasur edhe koordinim se si duhet shkuar me hapat lidhur me këtë çështje”, ka deklaruar Gjyshinca.

Ceremonia është zhvilluar në Kabinetin e Presidentes së Kosovës.





Shija e redaktorit

Raporti për lirinë e medias vlerësohet alarm për shoqërinë dhe...

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit vendi ynë shënoi rënie për 19 vende në indeksin e lirisë së medieve nga “Reporterët Pa Kufij”....

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Të fundit nga rubrika