Hamza dhe Rohde shikojnë bashkë Trepçën: Ditë më të mira do të vijnë për sportistët tanë

Kandidati nga radhët e PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, së bashku me ambasadorin gjerman në Kosovë, Jörn Rohde, kanë shikuar ndeshjen e sotme mes Trepçës dhe Yllit

Kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza dhe ambasadori Jorn Rohde

Kandidati nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për kryeministër, Bedri Hamza ka njoftuar se së bashku me ambasadorin gjerman në Kosovë, Jörn Rohde, kanë shikuar ndeshjen mes Trepçës dhe Yllit, sonte në sallën “Minatori” në Mitrovicë.

Hamza ka thënë se kjo ishte një paraqitje “e shkëlqyeshme” e të dy ekipeve, duke e cilësuar si “spektakël i mrekullueshëm”.

“Kampioni, që besoj shumë se do të jetë ekipi im i zemrës, më pas e meriton edhe një ndeshje miqësore me ekipin favorit të ambasadorit Rohde në Gjermani”, ka thënë Hamza.

Ai është shprehur optimist se ditë shumë më të mira do të vijnë për të gjithë sportistët tanë.

Ndryshe, sot Trepça ka arritur ta mposhtë ekipin e Golden Eagle Ylli me rezultat 85:78 në ndeshjen e tretë të serisë finale të Superligës së Kosovës.

Lexo më shumë: Trepça e mposht Yllin, tashmë vetëm një fitore larg titullit

Trepçës tani i nevojitet vetëm edhe një fitore për t’u shpallur kampion.

Shija e redaktorit

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Të fundit nga rubrika