“Hapet” për qarkullim ura mbi lumin Ibër – Lista Serbe paralajmëron incidente e pasoja të mëdha

Kuvendi Komunal në Mitrovicën Veriore të premten ka marrë vendim për hapjen e urës mbi lumin Ibër për qarkullimin e automjeteve dhe lëvizjen e lirë të qytetarëve. Për këtë vendim të propozuar, ka reaguar Lista Serbe, e cila kërcënoi se nëse kjo ndodh do të ketë incidente

Ura mbi lumin Ibër që ndan Mitrovicën në Veriore dhe atë Jugore.

Kryetari i Kuvendit Komunal në Mitrovicën Veriore, Nedzat Ugljanin, ka bërë të ditur se këtë të premte është marrë vendimi për hapjen e urës mbi lumin Ibër për qarkullim të automjeteve dhe lëvizje të lirë.

Sipas tij, ky vendim ka ardhur me propozimin e delegates Aida Doli, për të cilën kanë qenë 13 vota pro, një kundër nga komuniteti serb dhe një abstenim nga komuniteti shqiptar që ka kërkuar shtyrjen e vendimit.

“Është vendim i kuvendit komunal. Ne kemi vendosur të veprojmë sipas standardeve evropiane për lëvizje të lirë. Po e shohim nga ana pozitive këtë”, ka deklaruar ai për Portalin Dukagjini.

Po ashtu, ai ka thënë se ata si kuvend komunal e kanë kryer obligimin e tyre, ndërsa organet përkatëse do të kujdesen për atë që është e realizueshme në aspektin e sigurisë.

Ai ka shtuar se vendimi do të shkojë në Ministrinë e Punëve të Brendshme, dhe se është në dorën e tyre të vazhdojë.

Ndaj vendimit për hapjen e qarkullimit të urës, e cila ka rreth 20 vjet që qëndron e mbyllur, ka reaguar Lista Serbe, e cila ka paralajmëruar se mundësia e hapjes do të ketë pasoja të mëdha, dhe sipas tyre, ky vendim shkel Marrëveshjen e Brukselit mes Kosovës dhe Serbisë.

“Lista Serbe dënon ashpër vendimin e kundërligjshëm dhe jolegjitim të shumicës së paligjshme dhe jolegjitime parlamentare në Mitrovicën e Veriut, për hapjen e urës kryesore të qytetit për qarkullimin motorik, gjë që shkel marrëveshjet e Brukselit dhe kërcënon drejtpërdrejt paqen në këtë zonë. Duam të paralajmërojmë se hapja e mundshme e urës padyshim që do të rezultojë me incidente në këtë zonë, gjë që duket se është edhe qëllimi i Prishtinës”, thuhet në reagimin e tyre.

Sipas tyre, ky vendim është i paligjshëm dhe i marrë nga “këshilltarë pa asnjë legjitimitet” mes qytetarëve që “do të ketë pasoja të mëdha për paqen, sigurinë dhe bashkëjetesën në këto zona”.

Lista Serbe ka kërkuar që KFOR-i, EULEX-i dhe përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare të pengojnë zbatimin e këtij vendimi, në mënyrë që, sipas tyre, “t’i lihet hapësirë zgjidhjes së çështjeve të hapura në dialog dhe në këtë mënyrë të ruhet paqja”.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika